Trajneri boshnjak i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic, ka vazhduar me spastrime në skuadër, duke përpiluar tashmë një listë me lojtarët që pritet t’i largojë në afatin kalimtar të janarit.

Prishtina ka dëshpëruar në gjysmën e parë të sezonit 2021/22 duke përfunduar në pozitën e pestë me 24 pikë nga 18 ndeshje të zhvilluara.


Kjo situatë nuk po u pëlqen aspak drejtuesve të klubit kryeqytetas, pasi kanë 100-vjetorin e klubit dhe ambicia e tyre është ta mbrojnë titullin kampion.

Pasi largoi Besart Berishën dhe Kristi Vangjelin, tashmë Prishtina do të largojë edhe pesë lojtarë të tjerë.

Sabien Lilaj, Xhevdet Shabani, Samuel Mone, Florent Avdyli dhe Eglant Haxho, nuk do të jenë pjesë e Prishtinës nga janari, pasi trajneri nuk llogarit në shërbimet e tyre.

157960161 10159729146068538 6036025437217006937 n

Lilaj dhe Shabani kanë qenë të dëmtuar më pjesën më të madhe të këtij sezoni, duke mos arritur ta bindin trajnerin boshnjak.

Mesfushori ka kaluar një vit e gjysmë te Prishtina, duke fituar titullin e kampionit dhe Superkupën e Kosovës.

Në anën tjetër Shabani kishte ardhur si përforcim të madh, por nuk ka arritur t'i tregojë vlerat e veta, shkaku i dëmtimeve.

Fisi XhShabani scaled

Telegrafi mëson se klubi tashmë ua ka konfirmuar vendimin dhe lojtarët e kanë pranuar.

Ibrakovic pritet të ofrojë lojtarë më të rinj në skuadër, duke ulur ndjeshëm moshën e skuadrës.

263434886 10160252293593538 7986605757687962922 n

Nga Prishtina mund të largohet edhe sulmuesi Otto John, por vetem në rast se drejtuesit arrijnë ta gjejnë një zëvendësues adekuat.

Prishtina në afatin kalimtar kishte ofruar shumë futbollistë, por mosha e tyre ishte e madhe, duke pasur edhe probleme pastaj me lëndimet e tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app