LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Vendi po përballet me rritje alarmante të çmimeve, po mohohet kriza

Abdixhiku: Vendi po përballet me rritje alarmante të çmimeve, po mohohet kriza
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot në Kuvendin e Kosovës se megjithëse në të gjitha vendet flitet për rritjen e çmimeve, në Kosovë mohohet që ka krizë.

Abdixhiku, njëherësh kryetar i LDK-së tha se ka rritje alarmante të çmimeve.


“Prej fqinjëve, në Maqedoninë e Veriut e deri në Zelandë, nuk ka vend që nuk flet për rritjen e çmimeve. E sot, në këtë Kuvend na u tha se nuk ka krizë… Në Kosovë, mohohet që ka krizë… Neve na duhet një para-seancë se a ka krizë a jo, e pastaj për masat që duhet ndërmarrë sepse nuk janë çështje politike këto…Vendi po përballet me rritje alarmante të çmimeve”, tha ai, raporton Telegrafi.

Abdixhiku po ashtu tha se vendi pritet të përballet me inflacionin më të madh brenda vitit.

“Kur një produkt si nafta ka rritje 50 për qind është e pashmangshme që çmimet e një serie tjetër të produkteve të mos rriten…”, tha deputeti i LDK-së, ndërkohë sipas tij, të ardhurat e qytetarëve mbesin të pandryshuara. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar
Kalo në kategori