LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Presidenti Biden kërkon pezullimin e taksës së naftës në SHBA, Kurti refuzon ta heq në Kosovë

Abdixhiku: Presidenti Biden kërkon pezullimin e taksës së naftës në SHBA, Kurti refuzon ta heq në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka kërkuar që të reduktohet akciza në derivate.

Abdixhiku me anë të një shkrimi në Facebook ka shtuar se duhet të reduktohet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në produktet bazike.


“Kryeministri i ekonomisë më të varfër në Evropë, Kurti, vazhdon të refuzojë propozimin tonë të 7 marsit për masë krejtësisht të ngjashme – reduktimin e akcizës dhe TVSH për tre muajt e ardhshëm”, ka shkruar Abdixhiku.

“Kokëfortësia, paranoja e refuzimi i propozuesit e jo propozimit s’janë zgjidhje në politikë. Kosova ka nevojë për lidership në momente krize; jo teke të tilla. Mund të vonoheni, të bëni dëme edhe më shumë, por zgjidhje tjetër – përveç propozimit të LDK-së – s’keni si zëvendësim”, përfundon ai.

Presidenti Biden do t’i kërkojë Kongresit amerikan që të pezullojë taksën federale të benzinë deri në muajin shtator, pasi amerikanët në të gjithë vendin po përballen me çmimet e larta.

Biden do t'i bëjë thirrje Kongresit amerikan të pezullojë taksën e benzinës deri në muajin shtator
Lexo po ashtu Biden do t'i bëjë thirrje Kongresit amerikan të pezullojë taksën e benzinës deri në muajin shtator

Biden do t’i nxisë anëtarët e Kongresit që të vendosin një pauzë tre mujore të taksave federale të naftës pa hequr paratë nga Fondi i Mirëbesimit të Autostradave që financon autostradat dhe tranzitet. /Telegrafi/