LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku takohet me Berger, flasin për zgjedhjet lokale dhe liberalizimin e vizave për kosovarët

Abdixhiku takohet me Berger, flasin për zgjedhjet lokale dhe liberalizimin e vizave për kosovarët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger.

Në njoftimin e bërë për media nga LDK thuhet se “Berger i shprehu ngushëllime kryetarit Abdixhiku për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë tanë duke ardhur në Kosovë. Po ashtu kryetari Abdixhiku i shprehu ngushëllimet për familjet e jetëve të humbura dhe popullin gjerman pas vërshimeve”.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi  Berger për prioritetet e tij, qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike, si dhe për organizimin e LDK-së për zgjedhjet lokale të tetorit.


Ai e falënderoi Berger për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe procesin e Berlinit, i cili ndër të tjerash parasheh edhe liri të lëvizjes për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori