Abdixhiku publikon listën e kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e kandidatëve me të cilën subjekti i tij synon t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke e cilësuar atë si “listën e shpresës”.
Në një adresim publik, Abdixhiku tha se kjo listë përfaqëson njerëzit që besojnë në shtet, ligj, meritokraci dhe në të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Sipas tij, ekipi i paraqitur bashkon përvojën dhe profesionalizmin me energjinë e një gjenerate të re që kërkon ndryshim të vërtetë.

“Kjo është lista e të ardhmes sonë. Një kombinim i njerëzve të dëshmuar në profesionet e tyre, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë e përgjegjësi, dhe figurave që kanë ndërtuar institucione, ekonomi, arsim e siguri. Çdo emër në këtë listë qëndron mbi vlera; integritet, besim dhe shërbim ndaj qytetarëve,” shkroi Abdixhiku.
Ai theksoi se LDK synon ta kthejë vendin në normalitet dhe t’u rikthejë institucioneve stabilitetin, ekonomisë zhvillimin dhe qytetarëve dinjitetin, duke hyrë në garë “me qetësi, me dije dhe me përkushtim”.
“Shkojmë drejt fitores me besimin se populli i Kosovës do të zgjedhë shpresën. Le të ecim bashkë. Për shpresën. Për shtetin. Për Kosovën tonë”, shtoi kryetari i LDK-së.
1.Lumir Abdixhiku
2.Kujtim Shala
3.Hykmete Bajrami
4.Doarsa Kica Xhelili
5.Lutfi Haziri
6.Avdullah Hoti
7.Anton Quni
8.Jehona Lushaku Sadriu
9.Ferid Agani
10.Ukë Rugova
11.Xhafer Gashi
12.Adelina Thaqi Meta
13.Ekrem Hyseni
14.Besian Mustafa
15.Serbeze Kabashi Muçaj
16.Visar Azemi
17.Armend Zemaj
18.Janina Ymeri
19.Ermal Sadiku
20.Fadil Hadergjonaj
21.Doruntinë Maloku
22.Alban Zogaj
23.Arben Gashi
24.Sibel Halimi
25.Driton Selmanaj
26.Ardian Shala
27.Arjeta Salihu Abazi
28.Arbër Ismajli
29.Shkëmb Manaj
30.Vlora Dumoshi
31.Krenar Xhaferi
32.Valentina Bunjaku Rexhepi
33.Fadil Geci
34.Florian Dushi
35.Gëzim Hazrolli
36.Rrezarta Krasniqi
37.Ismet Beqiri
38.Besnik Osmani
39.Jeta Rafuna Hasani
40.Berat Rukiqi
41.Festim Kabashi
42.Elmire Nikçi Rexha
43.Gëzim Kasapolli
44.Izet Sadiku
45.Shqipe Pantina
46.Shefqet Shehu
47.Ekrem Mustafa
48.Myezjene Selmani
49.Sokol Havolli
50.Fadil Aliu
51.Besë Prestreshi
52.Rexhep Kadriu
53.Arta Metaj Govori
54.Astrit Desku
55.Naser Osmani
56.Latif Ramadani
57.Anila Deliu
58.Vesa Haxhikadriu Berisha
59.Kastroit Shabani
60.Fetah Rudi
61.Fatmir Asllani
62.Sadri Berisha
63.Dielleza Berisha
64.Agime Lajqi
65.Visar Hoti
66.Qendrim Softolli
67.Vezir Januzi
68.Xhavit Uka
69.Hyre Tejeci Murati
70.Fadil Kryeziu
71.Shaban Osmani
72.Vjollca Kadolli Halili
73.Halil Musliu
74.Faruk Nura
75.Lirie Aliu
76.Isak Uka
77.Lumbardh Salihu
78.Majlinda Shaqiri
79.Besim Mulaj
80.Flamur Bytyçi
81.Dafina Kolgeci
82.Feim Gashi
83.Betush Gashi
84.Nazmije Krasniqi Jusufi
85.Bernard Frrokaj
86.Xhevdet Çunaj
87.Hatmane Sada
88.Ramadush Emini
89.Zymer Lulaj
90.Kimete Kuka Hasallari
91.Havit Islami
92.Besart Berisha
93.Xhylije Ibrahimi
94.Samidin Xheladini
95.Zeni Krasniqi
96.Esra Myrtezani
97.Vebi Mujku
98.Besim Guda
99.Afërdite Balaj Ajdini
100.Bujar Gashi
101.Ilir Fetahu
102.Dafina Zeka
103.Muharrem Asllani
104.Roni Kosmann
105.Sevdije Abazi
106.Agim Kastrati
107.Gafurr Ibrahimij
108.Nafije Rusinovci
109.Jasemin Horosani Bujari
110.Paris Guri

















































