LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku pret në takim deputetin shqiptar në parlamentin suedez, Adnan Dibranin

Abdixhiku pret në takim deputetin shqiptar në parlamentin suedez, Adnan Dibranin

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim deputetin shqiptar të Parlamentit Suedez, Adnan Dibranin dhe zëvendësdeputetin, Arbër Gashi të shoqëruar nga ambasadori i Suedisë në Kosovë, Johanes Westerlund.

Gjatë takimit kryetari Abdixhiku diskutoi në veçanti për organizimin e brendshëm partiak në mërgatë, themelimin e nëndegëve të reja dhe shtrirjen e aktiviteteve tona gjithandej në shtetet e Evropës.


Kryetari Abdixhiku theksoi se shqiptarët sot në shtetet evropiane kanë arritur suksese në angazhimin e tyre në jetën publike, duke u bërë deputetë të parlamentve të vendeve që jetojnë.

Po ashtu gjeneratat e reja të mërgatës sonë kanë avancuar shumë në integrimin dhe involvimin në procese politike, duke u bërë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes dhe hartimit të politikave në shtetet e zhvilluara evropiane.

Adnani e Arbëri janë model i dy të rinjve që kanë angazhim dhe vullnet për t’i përfaqësuar bindjet dhe pikpamjet e veta edhe për zgjedhjet për Paralamentit Evropian, andaj Lidhja Demokratike e Kosovës fton bashkatdhetarët që janë me nënshtetësi të shteteve të BE-së, të votojnë për deputetë të Parlamentit Evropian, shqiptarë, figura entuziaste dhe me plot vizion për të përfaqësuar sa më mirë interesat e vendeve që veprojnë dhe interesat tona si shqiptarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori