Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që aktualisht e udhëheq po hyn në pranverë e bashkuar dhe e fortë.

Abdixhiku shkroi në Facebook se LDK-ja po rikthehet si një “shtëpi e madhe”, duke u shprehur optimist për unitetin dhe fuqinë e brendshme të partisë.


“Këtë herë pranvera po na gjenë bashkë. LDK po kthehet qysh e kemi dashtë – e bashkuar, e fortë, si një shtëpi e madhe”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhejtorit, e nxorën LDK-në partinë e tretë.

Ajo ka siguruar 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/