Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin e fundit që ka pasur me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, i është prezantuar plani franko-gjerman, për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se edhe gjatë kohës së mohimit për ekzistimin e këtij plani nga ana e kryeministrit, ai ka pasur informacione për të.
Abdixhiku tha se plani franko-gjerman i është prezantuar si kopje e veçantë e tij dhe se ishte kopja e vetme që Kurti e kishte.
“Ka qenë një dokument kopje e veçantë e tij, me shënime të tij, e kam lexuar në tërësi dhe e kam kthyer prapa te kryeministri. Ishte kopja e vetme që e kishte dhe është një dokument dyfaqësh si marrëveshje bazë edhe e kam kthyer mbrapa”, është shprehur Abdixhiku.
Tutje, ai tha se plani franko-gjerman nuk është ai që u publikua në media dhe se sipas tij, s’kanë qenë as pjesa më e madhe e deklarimeve të bëra në media, teksa refuzoi të jap komente në lidhje me planin.
“Nuk do të jap shumë komente për këtë plan sepse është në fazën e përpunimit dhe komentimit e s’do t’i bëja nderë as Kosovës e as përpjekjeve të institucioneve të vendit për të arritur një marrëveshje përballë një kundërshtari politik që e kemi të përbashkët e që është Serbia”, është shprehur Abdixhiku, për Klan Kosova.
Më tej, i pari i LDK-së tha se është përgjegjësi e Qeverisë Kurti që përgjatë dy viteve të fundit është ridizajnuar formati i dialogut, ku ka kaluar nga dialogu që sipas tij e kishte njohjen e ndërsjellë si pikë të veçantë në diskutimin se a është njohja de-facto apo de-juro.
“Plani franko-gjerman nuk është marrëveshje finale, është marrëveshje fillestare dhe pastaj do të ketë bisedime drejtë marrëveshjes finale pas një kohe tjetër”.
“Është një bazë drejtë marrëveshjes finale dhe besoj se ky është dëmi më i madh që është bërë në këtë periudhë sepse deri më tani ne e kemi pasur parimin e ‘asgjë s’është pranuar derisa gjithçka pranohet dhe gjithçka pranohet kur pranohet njohja’ dhe ky besoj se ka qenë suksesi më i madh që Kosova e ka bërë ndonjëherë”, është shprehur Abdixhiku.
Propozimi franko-gjerman për një kornizë të re dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, së fundmi po konsiderohet si një plan konkret për arritjen e një marrëveshje finale.
Media “Euractiv” ka publikuar në gjuhën angleze përmbajtjen e këtij propozimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKrasniqi përmend dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, s’tregon nëse do bëjnë koalicion me VV-në
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3