LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Nuk do të pranojmë një sistem Vettingu pa koordinim të plotë me BE-në dhe SHBA-të

Abdixhiku: Nuk do të pranojmë një sistem Vettingu pa koordinim të plotë me BE-në dhe SHBA-të

Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka folur për vettingun në drejtësi, për të cilën thotë se nuk do të pranojnë një sistem vettingu, që si mjet i pushtetit ta kontrollojnë këtë sistem kundër kundërshtarëve politik.

Në një intervistë për syrinet, Abdixhiku thotë se do ta pranojnë një sistem vettingu në koordinim të plotë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kur kemi biseduar me komnitetit ndërkombëtar, gjithmonë kemi thonë mos ta bëjmë si Shqipëria. Tani reforma në drejtësi është e domosdoshme. Një përdhunues i një të miture dënohet me 8 muaj burgim, dhuna ndaj grave e familjeve shkon e padënuar në pjesën më të madhe, dhe si për mrekulli i kanë si të garantuara pjesën më të madhe të shërbyesve të drejtësisë në favor të tyre në momentin që vijnë në pushtet”, tha ai.


Tutje theksoi se Kosova ka probleme bazike me drejtësinë, por Vettingu si mjet i përmirësimit të sistemit është domosdoshmëri.

“Vettingu si mjet i përmirësimit të sistemit është domosdoshmëri por si mjet i pushtetit për të kontrolluar këtë sistem kundër kundërshtarët politik është i pamundur dhe i padrejtë, këtë nuk do ta lejojmë. Ne do ta pranojmë një sistem vettingu me koordinim të plotë me BE-se dhe SHBA-së”, tha kreu i LDK-së.

Sa i përket qëndrimit të SHBA-së për vettingun në drejtësi, Abdixhiku thotë se SHBA-të ende nuk kanë ndonjë qëndrim lidhur me këtë.

“Ka një përplasje mes BE-së dhe propozimit të Qeverisë…”

“Nuk ka një qëndrim të SHBA-së për këtë”, u shpreh Abdixhiku.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori