LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Nuk kam koment për kandidaturën e Përparim Ramës për Prishtinën

Abdixhiku: Nuk kam koment për kandidaturën e Përparim Ramës për Prishtinën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar të komentojë për kandidaturën e arkitektit Përparim Rama për kryetar të Prishtinës.

“Nuk kam koment, ju lus të prisni edhe pak kohë para se të bëjmë publike kandidaturat”, tha Abdixhiku.


Ai tha se janë duke bërë vlerësimin e gjendjes së LDK-së nëpër degë, dhe raportet tha se janë duke u bërë në LDK.

“Reforma nuk është akt por proces, dhe meqenëse është proces, nënkupton angazhim të jashtëzakonshëm, për fat të mirë ose të keq testi i parë vjen në zgjedhje lokale që vjen bukur shpejt. LDK do të vjen e përgatitur jo duke përjashtuar njerëz, por duke i shtuar radhët e veta”, tha Abdixhiku në ATV.

Ndryshe, Telegrafi ka raportuar sot se arkitekti me famë ndërkombëtare Përparim Rama pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Telegrafi mëson se Rama ka pranuar ofertë nga njëra parti politike në Kosovë dhe të njëjtën ofertë e ka pranuar.

Arkitekti Përparim Rama që vepron në Londër, kandidat për kryetar të Prishtinës
Lexo po ashtu Arkitekti Përparim Rama që vepron në Londër, kandidat për kryetar të Prishtinës

Telegrafi ka provuar të marr edhe konfirmimin nga vetë Rama, por i njëjti deri tash nuk është përgjigjur për të konfirmuar ofertën që i është bërë për të qenë kandidat.

Gjithashtu Telegrafi do të sjellë edhe informata të tjera në ndërkohë edhe për partinë që i ka ofruar kandidaturën Ramës për të parin e Prishtinës.

Por kush është Përparim Rama?

Përparim Rama është arkitekt nga Kosova, që ka bërë karrierë profesionale në Londër të Britanisë së Madhe dhe vende tjera botërore.

Rama është arkitekt dhe artist konceptual, i cili i shndërron idetë në hapësira. Arkitekti nga Kosova është dhe themelues i 4M Group me seli në Londër. Ai është përgjegjës për menaxhimin e projekteve dhe për planifikim të zhvillimit. /Telegrafi/