LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Nëse nuk hyn në koalicion me VV-në, LDK shkon në opozitë

Abdixhiku: Nëse nuk hyn në koalicion me VV-në, LDK shkon në opozitë

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për formimin e qeverisë së ardhshme të vendit, pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja, e cila ka dalë e dyta në zgjedhje, pas Lëvizjes Vetëvendosje, sipas rezultatit preliminar, nuk do të shërbehet me kërcënime për ta siguruar postin e kryeministrit.


“Posti i kryeministrit nuk na duhet me kërcënime”, është shprehur Abdixhiku, në televizionin T7.

Ai ka deklaruar se LDK-ja ose do të hyjë në një koalicion me VV-në e Albin Kurtit, ose do të qëndrojë në opozitë.

Ai ka mohuar se ekzistojnë mundësi të tjera për partinë e Isa Mustafës.

Abdixhiku nuk ka dashur të komentojë shumë se si do të ndaheshin postet në një qeveri VV-LDK.

“S’kërkojmë çka s’mund të jepet, as mos të kërkojnë”, është shprehur ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori