LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku kritikon Qeverinë për tekstet shkollore: E djathta është zgjidhja e Rruga e Re është përgjigjja

Abdixhiku kritikon Qeverinë për tekstet shkollore: E djathta është zgjidhja e Rruga e Re është përgjigjja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ka kritikuar përsëri Qeverinë Kurti për mossigurimin e teksteve shkollore për nxënësit.

Ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku ka paraqitur rastin e dy prindërve nga Prishtina dhe siç ka thënë, përpjekjes së mundimshme të tyre për t’i siguruar librat e klasës së tretë.


“Nga afër përcollëm përpjekjen e tyre. Do të duhej të kishin brenga tjera, dhe me siguri kanë shumë, por shteti i tyre, dhe i yni, ka vendosur të ngarkojë secilin prind me detyra të vet shtetit – blerjen e librave. Pamjet që po i shihni janë pamje të përpjekjes së përditshme të prindërve kosovarë të cilët, pa asnjë nevojë e asnjë logjikë, u bënë subjekt i eksperimentit komplikues të Qeverisë”, është shprehur Abdixhiku.

Subvencionimi i teksteve shkollore, Nagavci thotë se është bërë pagesa për grupin e parë të aplikuesve
Lexo po ashtu Subvencionimi i teksteve shkollore, Nagavci thotë se është bërë pagesa për grupin e parë të aplikuesve

Sipas tij, pritje në rend, paqartësi mbi blerjen e librave, bartje nëpër librari të ndryshme e aplikime për rimbursim janë disa nga telashet e panevojshme – tërësisht të panevojshme – të krijuara nga vet Qeveria.

“Ironikisht, nën paranojën e përfitimeve të biznesit, pushteti popullist kishte dështuar një proces që çdo vit kryhej krejt normalisht. Ironikisht, në gjithë këtë proces, të vetmit përfitues mbetën pikërisht këto biznese. Në fund, librat u blenë te ata. Dhe, siç kuptuam nga vendimi i vet Qeverisë, në vend të 4.8 milionëve tani do t’i përfitojnë mbi 6 milionë euro si subvencionim”.

“Paaftësia pra kushton. Paranoja dhe më shumë. Por sot, çfarë na kushton më së shumti është koha. Ajo po na rrëshqet para syve”, ka deklaruar tutje i pari i LDK-së.

Në fund, ai ka thënë se në vitin 2023 do të duhej të flitet për digjitalizim të shkollave, për klasë me 20 nxënës, për kodimin si lëndë obligative, për intelegjencën artificiale si subjekt mësimi e jo për “maltretimin e panevojshëm të prindërve”.

“Do të duhej të flisnim për fëmijët tanë si forcë moderne që bën të ardhmen tonë. Në vend të kësaj, po merremi – merreni me mend – me blerjen e librave dhe maltretimin e panevojshëm të prindërve. Do të merremi me ballafaqime të tilla sepse është mendësia e mospunës, ankesës e paranojës që s’lë shtetin e shoqërinë të bëjë zhvillim. Prandaj, e djathta është zgjidhja e Rruga e Re është përgjigjja”, ka përfunduar Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori