Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në Klan Kosova në emisionin JehonaPolitike, për ndërrimin e mendësisë politike në Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova është ngulfatur nga një mediokritet politik.


“Ky mediokritet politik duhet të thyhet prej një gjenerate të re politike. E cila më nuk është peng i diskutimeve as utopike e as të mëdha, por diskutim i çështjeve bazike me të cilat përballen qytetarët e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, LDK ka qenë e gatshme gjithmonë për të udhëhequr vendin, por nuk mjafton të jetë e gatshme vetëm LDK-ja, duhet populli i Kosovës të jetë në këtë drejtim.