LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Dialogu tash është për të parandaluar luftën, draft statutin e Asociacionit kam refuzuar ta shoh

Abdixhiku: Dialogu tash është për të parandaluar luftën, draft statutin e Asociacionit kam refuzuar ta shoh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se kryeministri, Albin Kurti, s’është i gatshëm të bashkëpunojë ose s’po kupton asgjë në dialog.

“Për mua është e pakuptimtë. Ai na prezantuar një dokument me gjashtë pika, që ishin të pranueshme. I kam thënë kryeministrit a je vetëdijshëm për një dokument që po vjen si marrëveshje ndërkombëtare?”


“Bëhej fjalë për marrëveshjen e normalizimit, marrëveshjen bazë. Një muaj pas e ka pranuar, por asnjëra nga 6 pika nuk ishin aty”, tha Abdixhiku.

Ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, theksoi se tash me ndërkombëtarët nuk flitet për dialog normal, por dialog për të parandaluar luftën.

“Tash më nuk flasim për normalizim të relacioneve, pro hajde te ndalim luftën. Nga ky pozicion, Kosova s’mund të nxjerrë asgjë mirë. Për mua është e habitshme se si ti ke 6 pika si start, dhe në fund se ke asnjërën në marrëveshje”, tha Abdixhiku.

Lideri i LDK-së, ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani rreth draftit të statutit të Asociacionit, e cila ka thënë se i ka dykuptimësi.

“Deklarata e presidencës është vazhdimësi e deklaratës së parë, e cila vinte në kohën kur kryeministri i vendit kishte theksuar se atij I kishin thënë, ndonëse për ne ishte e pakuptimë që s’ka mendim vet, se drafti i statutit ishte në përputhje me kushtetutën. E më pas kur ke dy lider institucional që thonë gjërat të kundërta bëhet një gjë shumë e rëndësishme, ajo gjë është të ndahet drafti, së paku akterët në vend, deputetët. I kuptoj rrethanat që dialogu është çështje e interesave nacionale”, u shpreh Abdixhiku.

Tutje thekspi se e ka pasur ofertën për të parë draftin nga ndërmjetësuesit, por i njëjti e ka refuzuar.

“Bëhen 1 muaj prej që është pranuar ky draft statut, bëhet 1 muaj e dy javë prej që Kosova e ka në dispozicion, e 1 muaj që Vuçiq e ka në dispozicion. Pra ta ketë Serbia e mos ta ketë Serbia është e pazakontë. Kemi pasur një ofertë nga ndërmjetësuesit që ja ku e keni draftin mund ta shihni, por s’mund ta keni, e të cilin e kam refuzuar. E konsideroj ofendim të rëndë, që një dokument 20 e disa faqe t’i lihet forcave politike sa për shikim e jo analizë”, deklaroi Abdixhiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori