LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: 2023-ta ishte vit i ngjarjeve të mëdha për LDK-në, u angazhuan cinikët e rinj e kundërshtarët e vjetër të partisë

Abdixhiku: 2023-ta ishte vit i ngjarjeve të mëdha për LDK-në, u angazhuan cinikët e rinj e kundërshtarët e vjetër të partisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një letër drejtuar anëtarësisë ka folur për të arritur dhe zhvillimet brenda partisë gjatë vitit 2023.

Ai ka thënë se LDK-ja po përmbyll një vit tjetër të angazhimit kolektiv e politik, teksa ka shtuar se “është koha të reflektojmë në arritjet tona që nuk na u falën por i bëmë”.

“I bëmë me plot përkushtim; i bëmë me plot dedikim; i bëmë me punë e me insistim”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.


Ai tutje ka thënë se 2023-ta ishte vit i ngjarjeve të mëdha për LDK-në, pasi kjo parti ka mbajtur zgjedhjet e brendshme.

“Nga vullneti i 35 mijë anëtarëve tonë, na dhanë strukturat e reja e Kuvendin X Zgjedhor. Në këtë manifestim demokracie, ne ngritëm standardin politik sërish. Siç di LDK-ja, siç mundet vetëm LDK-ja. Kuvendi X Zgjedhor ishte manifestim evropian i organizimit partiak. Ishte kulmim i festës, e vulë e vitalitetit partiak të shtrirë në 877 nëndegë në Kosovë e në mërgatë”.

“Për këtë dua të jeni krenarë të gjithë. Për këtë dua të ju falënderojë përzemërsisht”, ka shkruar i pari i LDK-së.

Ai ndrsa ka përmendur edhe ‘Rrugën e Re’, programin politik të LDK-së, i cili sic ka thënë, ka buruar nga zëri i padëgjuar i njerëzve.

“E nga dëgjimi i Lidhjes nëpër çdo anë të Kosovës. ‘Rruga e Re’ na erdh si platformë zhvillimore e kohës. E shërimit të ndarjes së brendshme; e ofrimit të një të ardhme që e meritojmë si shoqëri e Republikë. Atë duhet sot ta shpërndajmë si zë shprese në çdo anë”.

Konventa e 19 nëntorit, ndërsa, me plot 8,000 pjesëmarrës për të mbështetur një program politik – për herë të parë në Kosovë – na erdh si vulë e ngritjes tonë të madhe.

“Ishte e bukur, ishte e fortë, ishte e qartë. E bëtë të bukur, e bëtë të fortë e bëtë të qartë. Sikurse zgjedhjet, ashtu dhe Kuvendi e Konventa, të shoqëruara me takimet tona nëpër Kosovë dhe jashtë, ishin reflektime të rikthimit të besimit; atij besimi që na kishte humbur për një kohë. Ndryshimi për së mbari i Lidhjes Demokratike, nuk ishte i lehtë, por ishte pikërisht adresim i zërit të padëgjuar të anëtarësisë sonë për një kohë të gjatë. Rikthimin e shtëpisë sonë politike tek anëtarësia, tek vota e vet demokracia, e kishim detyrim. Këtë detyrim e kulmuam këtë vit”.

“Ky angazhim masiv natyrisht se nuk u fal. Ky angazhim u bë nga burrat e gratë fituese të Lidhjes Demokratike në të gjitha nivelet. Nga ata e ato që punuan fortë e pa ndalë; që lanë nga vetja gjithçka për një organizim shembullor partiak. Që zgjodhën punën në vend të përbaltjes së brendshme, që tejkaluan vetën në vend të manisë për pozitë. Që kuptuam qartë thirrjen monumentale për ringritje! Fjalëpak e punëtorë, të djathtë, rugovistë e patriotë. Lidhjen që e kërkuam e gjetëm. Kjo lidhje na dha gjithë mbështetjen që kemi”.

Abdixhiku më tej është shprehur se “gjithë ky angazhim i yni, nuk la pa angazhuar cinikët e rinj e kundërshtarët e vjetër të Lidhjes”.

“Të zënë në habi nga një mbështetje me rritje masive, të mbetur jashtë rrjedhave politike, të parët, zgjodhën përqeshjen, të fundit zgjodhën shpifjen dhe urrejtjen. Ringritja e së djathtës e rugovizmit, i tmerron. Qenia jonë i bën më agresiv. Të gjithë kanë një qëllim, të mbysin entuziazmin rreth LDK-së. Do të shtohen më shumë, do të bëhen më të ashpër, do të jenë më ofendues e më me vrerë, por pikërisht atëherë, ne kuptojmë se jemi në rrugë të vërtetë. Pikërisht atëherë, mes zymtësisë së tyre, ne duhet të gjejmë më të bukurën tonë, të vendit tonë, të zërit qytetar që po na kërkon. Pikërisht atëherë do t’i mundim të gjithë, një nga një – për t’u dhënë më pas edhe atyre një Kosovë më të mire”.

“Dhe në këtë rrugëtim nuk jemi të vetëm. Kemi fillimisht njëri tjetrin e plot e përplot si ne; dhe kemi gjithmonë njerëzit e këtij vendi. Ata që sot shprehin qartë thirrjen për Lidhjen Demokratike si nevojë e shpëtimit të vendit. Ata janë shumicë! E keni dëgjuar të gjithë. E shihni të gjithë. E prekni të gjithë në çdo bisedë e takim me fqinj, bashkëpunëtorë, të afërm, të njohur e të panjohur. Ka vetëm një thirrje e një kërkesë: ejani sa më shpejtë!”.

“Ne jemi zgjedhja. Nga ne presin zgjidhjen. Prandaj koha jonë po vjen. Ndryshimin e madh në zgjedhje lokale, atë që provojnë ta zvogëlojnë secilën ditë, po atë ndryshim e duan në betejën nacionale. Për ta bërë kë ndryshim na duhet veprim. Dhe atë menjëherë. Prandaj veten do ta vendosim në terren. Nga janari i vitit 2024, LDK-ja zbret në çdo anë, në një mobilizim të paparë për një kohë të gjatë. Sepse besojmë në veten; besojmë në programin tonë ‘Rruga e Re’; besojmë në Republikën e Kosovës e në orën e ndryshimit që thërret për ne”.

Sipas tij, viti 2023 ishte një vit i jashtëzakonshëm.

“E bëtë të tillë. Viti 2024 do të jetë dhe më i jashtëzakonshëm sepse do ta bëni të tillë! Le të ngrihemi si një. Le t’i japim Kosovës të ardhmen që ka merituar gjithnjë! Ju faleminderit secilit për angazhim. Paçi një vit me shëndet e me po kaq përkushtim për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori