Abazoviq zgjatë dorën për ta marrë gotën me verë, në momentin e fundit i bie “pishman” – pamjet bëhen virale

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është bërë ‘temë diskutimi’ pas publikimit të një videoje që është bërë virale.
Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e reagimit të Abazoviqit, gjatë ahengut të organizuar me rastin e fitores së Jakov Milatoviqit për president të Malit të Zi, transmeton Telegrafi.
Në shtabin e Milatoviqit në ato momente po festohej, derisa në prapavijë zbuloheshin shifrat e rezultateve nga raundi i dytë.
Aty kishte edhe shampanjë e pije tjera të ndryshme alkoolike, që duket se e vënë në lajthitje Dritanin i cili nuk dinte nëse duhet të cakërronte gotën apo jo.
Në videon e publikuar më poshtë shihet kur Abazoviq mendohet nëse duhet ta merr një gotë me verë, por në momentin e fundit ndërron mendje dhe heq dorë nga kjo ide.
Reagimi i tij nxiti të qeshura dhe videoja u bë virale, ndërsa arsyeja se pse hoqi dori nuk dihet, e përdoruesit e rrjeteve sociale kanë filluar të hamendësojnë. /Telegrafi/


































