LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq u kërkon falje nënave të Srebrenicës

Abazoviq u kërkon falje nënave të Srebrenicës

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka kërkuar falje nënave të Srebrenicës, për shkak të deklaratës së tij në tubimin komemorativ me rastin e 27 vjetorit të gjenocidit të kryer ndaj boshnjakëve nga forcat serbe.

“Më falni nëna të Srebrenicës për mendimin e shprehur në mënyrë të paqartë. Dihet se çdo veprim varet nga qëllimi. Qëllimi im është paqja. Gjenocidi është kryer mbi boshnjakët në Srebrenicë dhe uroj që kurrë më të mos i përsërit askujt”, shtoi Abazoviq, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se gjatë fjalimit të tij, Abazoviq tha se gjenocidi nuk është kryer ndaj boshnjakëve por ndaj njerëzve, dhe se atë nuk e ka bërë ushtria por politika.


Abazoviq: Gjenocidi nuk është kryer ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve - atë nuk e bëri ushtria por politika
Lexo po ashtu Abazoviq: Gjenocidi nuk është kryer ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve - atë nuk e bëri ushtria por politika

E pa kaluar shumë kohë hasi në reagime të ashpra, ku u detyrua të deklarohet sërish duke theksuar se ka dashur të thotë se gjenocidin e ka bërë politika, pasi politika e krijon të keqen.

Krejt në fund i ka kërkuar falje nënave të Srebrenicës, që i reaguan dhe kërkuan nga kryeministri i Malit të Zi t’ju kërkoj falje të gjitha viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

“Fëmijët tanë janë vrarë vetëm pse ishin boshnjakë, janë vrarë në mënyrë të organizuar nga ushtria. Në Potoçari nuk ka vend për relativizim të krimit”, kanë shkruar në profilin e tyre nënat e Srebrenicës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori