Dritan Abazoviq, ka folur si mandatar për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, ndërsa sa i përket pozitës së kryeministrit, ai deklaroi se do ketë raporte shumë të mira me shtetin e Kosovës.
Sipas tij, bashkëpunimi me shtetet e rajonit, mbetet një ndër gjërat më të rëndësishme në politikën e jashtme e Malit të Zi.
“Qëllim i një prej gjërave më të rëndësishme në politikën e jashtme të Malit të Zi është bashkëpunimi me të gjithë shtetet në rajon, normalisht edhe me Kosovë, patjetër”.
“Natyrisht, që ne, kur të instalojmë qeverinë e re, do të vazhdojmë edhe në mënyrë më të lartë të ngrisim relacionet në mes gjithë shteteve në rajon, kjo edhe ish tregu si çështje në nevojë posaçërisht në këto momente krize, se kemi invazionin rus në Ukrainë. Andaj duhet të jemi të sigurt që vetëm së bashkut, të gjithë shtetet e këtij rajonit, mund të sjellin një frymë të re në Europë”.
“Besoj që edhe me Qeverinë e Kosovës do të jenë raportet shumë të mira”.
Tutje ai nuk ka përjashtuar për vendosje në tavolinë diskutimi edhe çështjen e Demarkacionit, marrëveshje mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Ai tha për gazetarin e Klan Kosovës, Flamur Gajtanin, i cili ndoqi nga afër zgjedhjet në Ulqin, se si kryeministër do të jetë transparent bashkë me homologun e tij kosovar, për të trajtuar në detaje këtë ujdi.
“Nuk ka pyetje të cilën ne nuk do ta vendosim në tavolinë. Kur të vijë qeveria e re, do t’i hapim të gjitha pyetjet në tavolinë, pra, ne duhet të kemi një transparencë në punën tonë. Por, duhet të jenë të gjithë të vetëdijshëm që ish-qeveria në Kosovë ka marrë vendime së bashku me ish-qeverinë në Mal të Zi. Ndaj nëse identifikohet ndonjë gabim apo fajtor, ajo nuk mund t’i adresohet qeverive aktuale, tha për Klan Kosovën.
Abazoviq ripërsëriti se ai është i gatshëm qysh nesër të shkojë në Parlament për çështjen e formimit të qeverisë së re.
“Sa më takon mua, unë jam i gatshëm të shkoj nesër në Parlament. Por, kam kuptim të plotë për partitë tjera. Çdo kush në Mal të Zi mezi pret të formohet qeveria e re”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri