LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq arrin në Prishtinë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq arrin në Prishtinë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka arritur në Prishtinë, ku do të qendrojë deri të shtunën.

Gjatë qëndrimit të tij, ai do të takohet me liderë të institucioneve shtetërore, kryeministrin e vendit Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani si dhe me zyrtarë të tjerë.

Në takimin ndërmjet dy kryeministrave, Dritan Abazoviq dhe Albin Kurtin do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.


Abazoviç do të takohet edhe me drejtues të partive opozitare.

Abazoviq tri ditë në Kosovë, Shahini nga AKB: Është rritur komunikimi me Malin e Zi, vizita e tij ka karakter ekonomik e politik
Lexo po ashtu Abazoviq tri ditë në Kosovë, Shahini nga AKB: Është rritur komunikimi me Malin e Zi, vizita e tij ka karakter ekonomik e politik

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini në një konferencë për medie tha se vizita e Abazoviqit ka karakter ekonomik dhe politik.

“AKB-ja ka rritur komunikimin me Malin e Zi, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ekonomik. Vizita ka karakter ekonomik, politikë dhe kulturor, e që do të organizohen 20 aktivitete për datat 13, 14 dhe 15 prill”, tha Shahini.

Sipas tij, kryeministri malazez do të bëjë vizita në disa biznese vendore.

“Ishim ditë më herët në vizitë në Mal të Zi dhe kemi ngritur problemet e disa çështjeve. Janë rritur investimet nga dy anët. Do ta nënshkruaj një marrëveshje me AKB-në dhe do të ketë disa vizita me bizneset në Kosovë dhe Shqipëri”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori