Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri ka zyrtarizuar Boiken Abazin si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit që do të mbahen atje.
Abazi, ka thënë që për shkak të situatës me pandeminë nuk ka qenë shumë lehtë të grumbullohen nënshkrimet.
“Dua të falënderoj të paktën 50 nënshtetsas të Kosovës, që e kanë edhe nënshtetësinë e Shqipërisë të cilët kanë dërguar nënshkrimet e tyre në mbështetje të kandidaturave tona këtu në Shqipëri. E di që janë shumë që po na përkrahin, jo vetëm me nënshkrimet por edhe duke u përfshirë këtu në fushatë në Shqipëri”.
“Edhe qytetarët e Kosovës po përfshihen në këto zgjedhje në Shqipëri në mbështetje të projektit të LVV-së që po materializohet përmes kandidimit të tre kandidatëve Iliaz Shehut në Lezhë, Kreshnik Merxhani në Gjirokastër dhe unë në Tiranë. Megjithatë, pavarësisht situatës shëndetësore këtu në Tiranë, arritëm që 10 ditë para përfundimit të afatit, falë punës të aktivistëve dhe miqve tanë, falë fitores historike të VV-së në Kosovë, procesi u realizua 10 ditë para afatit në qarkun e Tiranës”, tha Abazi për Klan Kosova.
Abazi theksoi që synimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri janë të njëjtat si në Kosovë.
“Nga njëra anë, çështja e nacionalizmit progresist shqiptar, të cilin kërkojmë të shtyjmë përpara me hapa drejt bashkimit kombëtar, drejt bashkimit të Kosovës me Shqipërinë drejt mundësisë që shqiptarët në Kosovë e në Shqipëri të kenë të drejtën të votojnë në mënyrë demokratike, për të përcaktuar fatin e tyre dhe të vendosin nëse duan ose jo të jetojnë në të njëjtin shtet”,
“Nga ana tjetër, synimi ynë është një tjetër model zhvillimor edhe për Shqipërinë ashtu edhe siç kemi propozuar edhe në Kosovë, ne mendojmë që duhet një luftë e ashpër ndaj pabarazive të theksuara që janë krijuar si ekonomike, sociale por edhe gjeografike në Shqipëri në mënyrë që t’i japim një mundësi edhe zhvillimit të ekonomisë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryetarët e komunave në Maqedoni kanë shumë pak kompetenca
Sveçla takon delegacionin çek: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë
“Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës”- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert