LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Mbledhja e planifikuar të mbahet në Telekom, është anuluar

Abazi: Mbledhja e planifikuar të mbahet në Telekom, është anuluar

Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Menduh Abazi ka sqaruar për Telegrafin se në Telekom nuk është duke u mbajtur asnjë mbledhje, dhe se nuk pritet të ketë as shkarkime.

Ai ka thënë se mbledhja ka qenë e planifikuar por nuk është mbajtur. Abazi ka sqaruar se kanë qenë dy mbledhje njëra në Telekom e tjetra në Postë.


“Nuk ka asgjë, ka qenë e planifikuar mbledhja është anuluar. E keqja e kësaj është se ka pasur thirrje që forcat e rendit të jenë brenda për me sigurua kishe mbledhjen. Është një fotografi e tmerrshme që kujton represionin e pushtetit të kaluar dhe derisa kryeministri bënë thirrje për ndalje të gjakderdhjes financiare, me veprime kësisoj me thirr policinë me hi brenda është vetëm një thirrje tjetër e tij për gjakderdhje tjetër. Kjo është e tmerrshme që po ndodhë, nuk është dashur të ndodhë në një vend demokratik si Kosova”, ka thënë Abazi.

Ndërkohë Posta e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka hyrë brenda objektit të saj, duke thënë se nuk janë në dijeni për një veprim të tillë. /Telegrafi/