LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Marrëveshjet e parealizuara të Thaçit dhe nënshkrimet e dëmshme të Haradinajt

Abazi: Marrëveshjet e parealizuara të Thaçit dhe nënshkrimet e dëmshme të Haradinajt

Analisti politik, Haki Abazi ka thënë se asnjë marrëveshje të cilës presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka thënë historike, nuk është realizuar.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, pasi ka përmendur disa marrëveshje dhe premtime të parealizuara të Hashim Thaçit, ka akuzuar kryeministrin aktual Ramush Haradinaj se po vendos nënshkrime në marrëveshje të dëmshme.


Postimi i plotë i Abazit:

“Ciles marreveshje qe 15 vite i ka then Hashim Thaci marreveshje historike dhe nuk i ka dale tymi?? A ju kujtohet Christopher Dell, sigurisht qe ju kujtohet, a ju kujtohet marreveshja per fusnoten, sigurisht qe ju kujtohet, a ju kujtohen marreveshja per demarakcionin, sigurisht qe ju kujtohet, a ju kujtohet marreveshja per autostraden per Shkup qe kalon ne tokat e Xhabir Zharkut, aju kujtohet marreveshja per ushtrine e kosoves- sigurisht qe nuk ju kujtohet, a ju kujtohet doreheqja e Thacit nese nuk behet ushtria mbrenda vitit- nuk ju kujtohet, a ju kujtohet marreveshaj per liberalizim te vizave- sigurisht qe nuk ju kujtohet, a ju kujtohet marreveshja per njohjet dhe ulesen ne kombet e bashkuara- sigurisht qe nuk ju kujtohet ato nuk ekzistojne. Ramush i ke perzi shkollat edhe po vendos nenshkrime ne marreveshje te demshme, historikisht te dëmshme” (sic), ka shkruar Abazi. /Telegrafi/