LAJMI I FUNDIT:

AAK vlerëson lartë kulturën qytetare në fushatë, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

AAK vlerëson lartë kulturën qytetare në fushatë, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i falënderon strukturat e partisë dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kulturën e lartë qytetare të treguar në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ne si Aleancë vlerësojmë lartë nivelin e kësaj fushate, duke besuar por edhe duke bërë thirrje që ky nivel i lartë i kulturës qytetare të vazhdojë duke u respektuar heshtja zgjedhore e duke vazhduar edhe në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit.


Njëkohësisht, i bëjmë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës, që të dalin të dielën dhe të përcaktojnë të ardhmen e Kosovës me votën e tyre”, thuhet në njoftim./Telegrafi/