AAK prezanton Durim Halilajn: Kandidati me numër 110 që synon të bëhet deputet dhe të përfaqësojë zërin e Hasit në Kuvend

Durim Halilaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me numër 110, vjen nga Hasi i Gjakovës — një trevë e njohur për qëndresë, punë e besë. I rritur në këtë mjedis, Halilaj e sheh përfshirjen e tij në politikë si vazhdimësi të përgjegjësisë ndaj vendlindjes dhe njerëzve të saj.
Në postimin e tij të fundit, ai ka theksuar se mbështetja që ka marrë nga Hasi është e veçantë, sepse lidhet me rrënjët dhe identitetin e tij.
Sipas Halilajt, Hasi gjithmonë “ka ditur të zgjedhë drejt” dhe sot qëndron krah Aleancës dhe njerëzve të punës. Kjo përkrahje, siç thekson ai, u dëshmua edhe gjatë takimit të fundit të mbajtur në Lipovec të Hasit, ku pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve u panë si sinjal i qartë besimi.

“Hasi nuk është vetëm mbështetje — është vendlindja ime, rrënja ime, forca ime. Si bir i kësaj treve, e ndiej obligim ta ngre zërin e Hasit në Parlament, me dinjitet, përgjegjësi dhe besnikëri”, u shpreh Halilaj, i cili karrierën e tij politike e ka të pasur me ushtrimin e dy mandateve si drejtor i financave në Komunën e Gjakovës.
Ai thekson se prioritetet e tij lidhen me: përfaqësim dinjitoz të trevës së Hasit, avancimin e projekteve zhvillimore, mbështetjen e iniciativave për punësim dhe mundësi të reja, si dhe me fuqizimin e bashkëpunimit në nivel lokal e qendror.
Halilaj shprehet i bindur se Hasi, ashtu si në të kaluarën, do të dijë të mbështesë vizionin për zhvillim, duke e vendosur interesin qytetar në plan të parë.
Në fund, ai rikujton votuesit për renditjen zgjedhore:
Nr. 01 – Ramush Haradinaj
Nr. 129 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Nr. 110 – Durim Halilaj


































