AAK-NISMA shpenzuan mbi 300 mijë euro në fushatë për zgjedhjet e 9 shkurtit

AAK-NISMA me mbi 18 mijë euro donacione dhe afro 260 mijë euro shpenzime në fushatën zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet përfundimtare për shpenzimet e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas këtij raporti subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - NISMA Socialdemokrate, në periudhën periudhën 16 gusht 2024 deri më 9 shkurt 2025 ka pranuar gjithsej 18 mijë e 157 euro të hyra.

Në po të njëjtën periudhë kohore, sipas raportit të auditimit ky koalicion ka shpenzuar për fushatë 337 mijë e 237 euro.
Nga ana tjetër, shpenzimet e AAK-NISMA për këtë periudhë arrijnë në 337,484.46 euro, nga të cilat vetëm 243,087.79 euro janë shpenzuar për reklama, konferenca dhe përfaqësime publike. Kjo shumë përfshin: 133,000 euro për spotet televizive dhe radio, 38,305 euro për reklama në gazeta dhe stenda të afishmit, 70,855.79 euro për aktivitete të tjera promovuese dhe konferenca.
Shpenzime të konsiderueshme janë bërë edhe për paga, ku figuron një total prej 17,558.40 euro, si dhe për karburant në vlerë prej 2,000 euro, e cila ende figuron si borxh i pashlyer në raport.
Raporti tregon gjithashtu se subjekti politik ka bërë dy pagesa të mëdha mbi 5,000 euro.
9,985.80 euro janë paguar për reklamim në Facebook (periudha 01.01.2025–09.02.2025) dhe 10,000 euro për një këst për pagesën e objektit, drejtuar kompanisë "Cima sh.p.k" në Prishtinë.

Raporti përmbanë edhe detaje nga donacionet kryesisht individuale.
Lista e donatorëve për koalicionin AAK-NISMA përfshin emra nga komuna të ndryshme të Kosovës si dhe nga diaspora, përfshirë qytetarë nga Zvicra.
Donatori më i madh është kompania "EGI GROUP" SH.P.K nga Peja, me një kontribut prej 9,999.00 euro, e cila përbën më shumë se gjysmën e totalit të donacioneve.

Kontributet janë bërë kryesisht nëpërmjet bankës dhe variojnë nga 20 euro deri në 1,000 euro, me disa individë që kanë kontribuuar më shumë se një herë.
Ky raport i detajuar është pjesë e kërkesave të financimit transparent të fushatave zgjedhore dhe është dorëzuar për auditim si pjesë e përmbushjes së obligimeve ligjore nga subjektet politike në Kosovë.
Raportin e plotë e gjeni KËTU. /Telegrafi/


















































