LAJMI I FUNDIT:

AAK mbledh nënshkrimet, kërkon sot seancë të jashtëzakonshme pas rritjes së çmimit të energjisë

AAK mbledh nënshkrimet, kërkon sot seancë të jashtëzakonshme pas rritjes së çmimit të energjisë
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se kanë mbledhur 40 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ngritjes së çmimit të rrymës dhe kanë kërkuar që seanca të mbahet sot në orën 10:50.

Tahiri bëri të ditur se nënshkrimet janë mbledhur nga deputetët e AAK-së, PDK-së dhe LDK-së.

“Kemi kërkuar debat parlamentar lidhur me vendimin e ZRRE-së që është vendim diskriminues dhe politik…”, tha ai.


“Ky debat është kërkuar nga 40 deputetë të tri partive opozitare, me të vetmin qëllim, ndalimin e tarifave të reja, që për synim kanë ngritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike. Debati është kërkuar për sot, në ora 10:50”, tha ai.

Tahiri theksoi se tash është në dorën e Kuvendit, në bazë të urgjencës të mbahet seanca. /Telegrafi/