Nëpërmes reagimit, AAK-ja e Gjakovës demanton ato që Kusari ka shkruar në letër, e ku sipas saj asamblistët e AAK-së dhe të VV-së e kanë lëshuar seancën duke pamundësuar votimin e kallëzimit penal për ministrin Aleksandër Jabllanoviq.

Sipas AAK-së së Gjakovës, të gjithë shefat e grupeve të partive politike në Gjakovë, para mbledhjes së Asamblesë janë dakorduar që unanimisht ta përkrahin kallëzimin penal për ministrin Aleksander Jabllanoviq.


LEXO PO ASHTU: Mimoza Kusari u shkruan letër të hapur Kurtit dhe Haradinajt

“Mimozë, mos vajto, mos mallko përmes letrave të hapura, por solidarizohu edhe ti në protestë si partitë opozitare, për hir të nënave të ofenduara nga Jabllanoviqi, sepse edhe ti je nënë. Por, fatmirësisht nuk e ke fatin si nënat tona, andaj mos u shtir përmes vajtimit, mos u bëjë viktimë, por ktheju punës, fillo t’i implementosh ato që i ke premtuar”, thuhet në reagimin e kësaj dege. “Partitë opozitare e kanë lëshuar sallën në shenjë të pakënaqësisë dhe mos seriozitetit të punës së qeverisë aktuale”.

AAK në Gjakovë kërkon nga Mimoza Kusari-Lila që mos të sjell zi për vendin, por t’i kthehet punës dhe realizimit të premtimeve.

“Mimozë, puno se të ka humbur rruga në oborr”, thuhet në reagimin e AAK-së.