AAK: Edukimi është epiqendra e zhvillimeve tjera

Në urimin e tij për vitin e ri shkollor, Haradinaj thotë se “AAK e vlerëson se shkollimi për të arritur dije, dhe vetëdija për rëndësinë e shkollimit në të gjitha ciklet shkollore, por edhe gjatë gjithë jetës, është një mision të cilin qytetaret e Kosovës e kanë ndjekur gjithmonë me përkushtim”.
AAK vlerëson se, për një shtet, për një shoqëri, por edhe për individin, edukimi është epiqendra e zhvillimeve tjera; është progres; është fuqizim; ndërsa rezultatet e edukimit cilësor sjellin të mira; ngritje; dhe përkrahje mes nesh, por edhe përkrahjen më të madhe të miqve më të ngushtë euro-atlantik.
Sipas Haradinajt, Qeveria e Kosovës ka lënë prapa ketë qëllim dhe nuk po punon në krijimin e kushteve për arsimim më cilësor dhe prosperues. /Telegrafi/














































