A1 ndërpret transmetimin

"Me vendim të sjellë nga Gjykata Themelore Shkupi 2, është hapur procesi falimentues mbi ‘Shoqërinë tregtare radiodifuzive televizioni i A1 Shkup - në falimentim’ me seli në rr. "Pero Nakov" nr. 60, Shkup. Në nenin 62 pika 1 paragrafi 4 nga Ligji për veprimtari radiodifuzive është konfirmuar se leja për kryerjen e veprimtarisë radiodifuzive ndalon të vlejë me fuqizimin e ligjit për falimentim në rast falimentimi apo likuidimi”, kumtoi të shtunën mbrëma Agjencia për komunikime elektronike, ndërsa raporton Zhurnal.
Në kumtesë përmendet se pas dorëzimit të vendimit, me të cilin miratimi i shfrytëzimit të radiodifuzionit e ndërpret validitetin, të shutnën "Shoqëria tregtare radiodifuzive Televizioni A1 Shkup - në falimentim" në pajtim me ligjin e ndërpreu transmetimin e programit. /Telegrafi/

















































