Armani Exchange ka hapur zyrtarisht dyqanin e tij më të ri me koncept të rifreskuar në Albi Mall, duke forcuar më tutje prezencën e brendit në tregun vendas. Dyqani ndodhet në të njëjtin kat, pranë hyrjes kryesore (Hyrja A) dhe ofron një hapësirë moderne të konceptuar sipas standardeve më të fundit ndërkombëtare të A|X.

Koncepti i ri i dyqanit reflekton pikënisjen urbane dhe bashkëkohore të Armani Exchange, duke i kombinuar funksionalitetin, estetikën minimaliste dhe një përvojë blerjeje të orientuar drejt konsumatorit modern. Hapësira është dizajnuar për të pasqyruar qasjen dinamike të brendit ndaj jetesës urbane.


I themeluar në vitin 1991 nga Giorgio Armani, Armani Exchange u krijua me synimin për ta sjellë modën metropolitane dhe stilin Armani më pranë brezave të rinj dhe individëve me mendësi bashkëkohore. Brendi përfaqëson thelbin e stilit modern përmes veshjeve dhe aksesorëve esencialë, të lehtë për t’u kombinuar dhe të përshtatshëm për përdorim të përditshëm.

Armani Exchange po vazhdon ta ndërtojë identitetin e tij mbi vlera si përfshirja, diversiteti dhe vetëbesimi, duke iu drejtuar një audience të gjerë pa kufij gjinie, kulture apo brezi. Koleksionet e brendit janë të frymëzuara nga moda e përditshme dhe kultura urbane, ndërkohë që ruajnë të njëjtin përkushtim ndaj cilësisë dhe dizajnit që karakterizon emrin Armani.

Në të njëjtën kohë, A|X u qëndron parimeve të tij të përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë, përmes përdorimit të kujdesshëm të burimeve dhe zhvillimit të produkteve cilësore, të menduara për të ardhmen.

Hapja e dyqanit të ri në Albi Mall përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e Armani Exchange në treg, duke u ofruar konsumatorëve një ambient të ri dhe të përditësuar, në përputhje me vizionin global të brendit.