Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj, tha se inati i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci nuk po lejon që të gjendet një zgjidhje për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës.
Jasharaj tha se edhe këtë të shtunë nuk do të ketë mësim.
Ai u shpreh se kanë pritur nga ministrja Nagavci t’i ftojë në takim gjatë kësaj jave për të gjetur një zgjidhje, por nuk kanë marrë ftesë.
Kryetari i SBASHK-ut e cilësoi të dështuar mbajtjen e mësimit në disa shkolla të shtunën e kaluar, duke thënë se 70% e institucioneve arsimore i janë përgjigjur thirrjet sindikale.
Në një intervistë për KosovaPress, ai tha se nëse Nagavci dëshiron të mbajë inatin ndaj SBAShK-ut, atëherë të ftojë në takim Këshillin e Prindërve.
“Të shtunën e kaluar, raportet flasin se edhe pse 70 për qind e institucioneve arsimore e kanë respektuar nenin 34, ka pasur institucione arsimore që kanë shprehur një lloj gatishmërie për të punuar, por e shtuna e kaluar jo vetëm ne, por edhe prindërit e kanë vlerësuar si të dështuar, ngase ka pasur një mungesë të jashtëzakonshme të nxënësve.
Prandaj Nagavci edhe nëse dëshiron ta vazhdojë inatin dhe luftën ndaj SBAShK-ut do të ishte mirë që së paku me Këshillin e Prindërve të ulët dhe të bisedojë… E kisha lut Nagavcin që t’i lejë inatet e tekat, greva më në fund u pezullua, ne jemi në proces mësimor dhe është e udhës në përgjithësi për ta stabilizuar në përgjithësi këtë sistem mësimor”, tha Jasharaj.
Ai tha se nëse zëvendësimi i orëve do t’ju ishte lënë mësimdhënësve, atëherë do të bëhej e pamundura që të realizohej planiprogrami i këtij viti shkollor, mirëpo sipas tij, qasja e Nagavcit përmes urdhrave e kërcënimeve ka irrituar edhe më shumë ata.
“Unë jam i bindur nga përvoja si mësimdhënës se po t’ua lenim mësimdhënësve në pavarësinë e tyre dhe t’i lusim që ata ta bëjnë të pamundurën që të realizojnë sa më shumë planprogramin e këtij viti arsimor, do të kishim suksese shumë më të mëdha, se sa me urdhra, me inspektorë, me kërcënime për heqje të mëditjeve, sepse kjo vetëm i irriton mësimdhënësit dhe nuk i duhet as qeverisë, MAShT-it një situatë si e shtunës së kaluar…
Nagavci është duke gabuar me qëndrimin e saj, është duke vazhduar një luftë në mënyrë figurative ndaj SBAShK-ut… Asnjë vlerë nuk ka edhe po shkuan këtë të shtunë të gjithë punëtorët e arsimit, nëse nuk vijnë nxënësit, e shtuna do të shkojë kot dhe nuk do të kemi proces mësimor”, tha ai.
Mësimdhënësit të cilët nuk iu bindën SBAShK-ut dhe mbajtën mësim të shtunën e kaluar, Jasharaj thotë se mund të jenë frikësuar nga kërcënimet e qeverisë për heqje të mëditjes.
“Mund të jetë krijuar ndonjë frikë eventuale edhe për heqje mëditje sepse kjo ishte kërcenim, inspektorët kanë shkuar dhe kanë bërë lista, dhe në këtë mënyrë nuk arrihet asnjë rezultat. SBAShK-u nuk ndikon në qëndrimet e mësimdhënësve… E shtuna na doli si problem, nuk mund ta kuptoj Nagavcin se pse gjithë ky mllef ndaj SBAShK-ut”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës