Mediet në SHBA kanë njoftuar se në janar të vitit të ardhshëm do të ketë “ndryshime të mëdha” në Shtëpinë e Bardhë, dhe ndër personat që mund të largohen nga ekipi i presidentit amerikan, Donald Trump përmendet shefja e kabinetit, Susie Wiles.

E njohur si “gruaja e akullt”, Wiles ka qenë pjesë kyçe e fushatës së Trumpit në vitin 2024, pas së cilës ai u rikthye si president i SHBA-së.


Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në shumicën e vendimeve që ka marrë 79-vjeçari, me theks të veçantë te zgjidhjet për stafin, raporton cnn.

Megjithatë, donatorët e presidentit amerikan janë të pakënaqur me punën e saj, ashtu si edhe shumë anëtarë të ekipit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, prandaj pritet që Wiles të mund të jetë e para në radhë kur të ndodhë riorganizimi.

Përveç Wiles, disa Sekretar (ministra) mund të mbeten pa punë, ndër ta ai i Energjisë, Chris Wright, si dhe ajo e Sigurisë së Brendshme, Kristi Noem.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë, të paktën deri tani, ka zbutur këto lajme mediatike, duke thënë se “ende nuk janë marrë vendime”. /Telegrafi/