Është normale të frikësoheni për kimikatet, deri sa ta kuptoni se çfarë janë vërtet ato.
Bikarbonat natriumi. Acid askorbik. Monoksid dihidrogjeni. Nëse jeni një konsumator i vetëdijshëm për shëndetin, që përpiqet të shmangë përbërësit sintetikë apo të përpunuar, këto emra mund të tingëllojnë dyshues… Por në fakt, ato janë krejtësisht të padëmshme dhe ju me siguri i konsumoni ato rregullisht. Këto janë emrat kimike për sodë buke, vitaminë C dhe ujë.
Kimikatet janë kudo
“Kimofobia ekziston vetëm sepse një publik inteligjent dhe i interesuar është i paedukuar rreth kimikateve, nuk ka kuptim të qartë rreth tyre, nga vijnë, apo masat në të cilën ato ndikojnë çdo aspekt të jetës sonë,” thotë Gordon Gribble, Ph.D., profesor i kimisë në Universitetin e Dartmouthit.
Sigurisht, duke minimizuar ekspozimin tonë ndaj toksinave, prodhuar nga natyrora apo nga njeriu, është padyshim një gjë e mirë dhe ka kimikate të veçanta të dëmshme, që me të vërtetë duhet të shmangen. P.sh.: Bisphenol – A (BPA), gjetur në shumë lloje të plastikës lidhet me problemet riprodhuese, diabetit tip 2, sëmundjeve kardiovaskulare, astmës etj. Butiluar hydroxyanisole (BHA), një konservant që gjendet në cereale, vajra bimore dhe ushqime të pjekura, shkakton tumore dhe mendohet të jetë një kancerogjen njerëzor.
A janë prodhimet organike më të mira për shëndetin tuaj dhe mjedisin? Po. Por edhe produktet organike nuk janë të përsosura dhe kanë tendencë që të kenë një ” të fshehtë“ rreth shëndetit. Hulumtimet tregojnë se blerësit, gabimisht besojnë se ushqimet organike përmbajnë më pak kalori, se sa ushqimet konvencionale, transmeton Telegrafi.
“Ju mendoni se ushqimi bën mrekullira” thotë Jonathon Schuldt, Ph.D., që studion perceptimet ushqimore. Edhe imazhi i natyrales mund të jetë i mjaftueshëm për t’u dukur i mirë, kur nuk është. Sot, konsumatorët janë më të prirur për të blerë karamele me etiketa të gjelbra si të shëndetshme, se të njëjtat karamele me etiketa të kuqe ose të bardha, thjesht sepse ato me të gjelbër japin idenë e natyrales.
Natyrale nuk do të thotë gjithmonë pa rrezik
Ka shumë raste kur ushqime natyrale, si dhe produkte natyrale për bukurinë, mund të mos kenë aq shumë kimikate. Disa ushqime, si spinaqi, panxhari dhe luleshtrydhet, përmbajnë acid oksalik, në një sasi që mund të shkaktojnë gurë në veshka dhe mund të dëmtojnë aftësinë e trupit për të absorbuar hekur. Këshillohet të mos konsumohen patate që kanë një nuancë të gjelbër, pasi ato janë shenja që përmbajnë Solanine, një helm natyral. Përveç kësaj, rreth 200 lloje të bimëve përmbajnë Cyanide.
Edhe sende ndryshe të shëndetshme mund të kontaminohen me substanca të dëmshme. “Frutat dhe perimet të rritura organikisht mund të pllenohen me pleh organik, i cili krijon rrezik për ushqim, duke shkaktuar sëmundje nga bakteret si E. coli ose listeria,” vëren Gribble. Plehra të tjera organike përmbajnë metale të rënda si plumbi dhe arseniku.
Zgjidhja më e mirë
Konsumoni ushqime organike sa herë që të jetë e mundur dhe shmangni ushqimet e përpunuara; larg nga artikujt që përmbajnë BPA në receta, si mallrat e konservuar, enë ushqimi dhe shishe plastike; në qoftë se vini re një fjalë të çuditshme – bombastike në listën e përbërësve, kontrolloni se çfarë është përpara se të vendosni ta përdorni ose jo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një gjë që nuk duhet të bëni kur fëmija juaj është i ftohur: Ky gabim e përkeqëson problemin

Buzë të thata, shenjë e parë serioze e sëmundjes: Si të mësoni a është gjendja e rrezikshme!

A është truri juaj më i ri apo më i vjetër për moshën tuaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja