LAJMI I FUNDIT:

U inaugurua Memoriali ‘Heroinat’ në Prishtinë (Video)

U inaugurua Memoriali ‘Heroinat’ në Prishtinë (Video)

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe kryeministri, Isa Mustafa inauguruan sot në parkun përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë memorialin ‘Heroinat’, monument i cili i kushtohet sakrificës dhe kontributit të gjithanshëm të gruas kosovare gjatë luftës së vitit 1998-1999.

Alma Lama, iniciuese e memorialit ‘Heroinat’ tha se kjo është një mirënjohje për gratë kosovare që kanë kontribuar shumë për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Kryeministri, Isa Mustafa tha se ky memorial tregon respektin institucional për kontributin e grave për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, në kushte tmerrësisht të rënda, ku populli përjetonte trauma të përmasave apokaliptike.


Ai tha se është e pamundur të numërohen kontributet e grave përgjatë viteve të tëra të punës për çlirimin e vendit.

“Historia e kombit tonë është e pasur me emra grash që kanë qenë pjesë e arritjeve”, tha ndër të tjera, Mustafa.

Memoriali "Heroina" ne Prishtine per diten e çlirimit

Posted by Dona LLuka Gashi on Friday, 12 June 2015