Drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin, Haki Abazi në një bisedë për Gazetën Blic ka thënë se të gjitha këto që po ndodhin në Kosovë, si shkak kanë paperspektivën, fukarallëkun, dhe jetën e e padinjitetshme që janë duke e bërë qytetarët e Kosovës. Abazi shpreson që këto arrestime të xhihadistëve kosovarë, të mos shfrytëzohen për poenë politikë.
Abazi shtron pyetjen se përse këto arrestime ndodhën në Kosovë, e nuk ndodhën në Shqipëri, Bosjne, apo në ndonjë vend tjetër të Ballkanit.
“Sot zyrtarisht është hapur edhe një front i ri i betejave për Kosovën. Lufta për ligj rend dhe preventivë të akteve terroriste është bërë pjesë e sektorit të sigurisë që nga 11 shtatori 2001, andaj edhe Kosova nuk mund të jetë ndryshe. Edhe ajo duhet vepruar me mençuri për të mos i kontribuar ndasive dhe që të mos shkaktohen gabime ashtu siç kemi parë gabime në këtë lloj angazhimi në Irak dhe vendet tjera shumë më të fuqishme se Kosova”, ka thënë Abazi për Gazetën Blic.
Sipas tij, “duhet thënë shumë drejtpërdrejtë që ajo që po shohim duke ndodhur në Kosove është pasojë e ngufatjes, paperspektives, fukarallëkut dhe jetës së padinjitetshme të qytetarëve që nuk ju ka mbetur rrugëdalje”.
Abazi vlerëson se dy milionë kosovarë janë mbyllur në një burg kolektive pa mundësinë e daljes dhe për më shumë se 30 vite pa mundësi zhvillimi, pa perspektivën e vendeve të punës me një arsimim jashtëzakonisht të dobët dhe të korruptuar, sidomos arsimimi i lartë.
Ai shton se të gjitha këto i bëjnë disa të rinj shqiptarë nga Kosova, një kandidat perfekt për shpëlarje të trurit.
“Arrestimet spektakulare me dhjetëra personash me operacione policore, nuk është se kanë treguar efekte në luftimin e asnjë lloj ekstremizmi, e aq më pak një lloj të këtillë. Luftimi i çfarëdo veprimtarie antiligjore duhet të bëhet në mënyrë dhe strategji që përfshinë masat e preventives, por aq më tepër, shteti duhet të ketë analizë gjithëpërfshirëse të arsyeve se pse ky fenomen po ndodhë dhe të adresojë pikërisht këto arsye. Kjo sidomos duhet të bëhet për shkakun se në Kosovë nuk ka traditë të angazhimeve të atilla çfarë po i shohim duke ndodhur”, thotë drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers”.
Abazi ka frikë se mos këto arrestime po përdoren për qëllime politike.
“ Shpresoj të mos shfrytëzohen këto akte dhe veprime për poenë politik të atyre që po duan të dërgojnë mesazhe besnikërie drejt bashkësisë ndërkombëtare sepse do t’i kushtojë Kosovës shumë dhe me dekada. Pyetja është pse po ndodhë në Kosovë dhe jo në Shqipëri, Bosnje apo ndonjë vendi tjetër në Ballkan?”, thotë ai.
Sipas tij, Qeveria në ikje dhe Presidenca, sipas tij, janë ato që në fakt kanë dëmtuar jashtëzakonisht imazhin e Kosovës, duke u marrë me deklarata bombastike, duke krijuar përshtypjen se çdo kosovarë është terrorist dhe se vetëm Qeveria dhe Presidenca na qenkan ata që po luftojnë terrorizmin.
“Është qarte se deklaratat e tyre janë të shkëputura nga publiku dhe ne në asnjë formë nuk reflektojmë frymën e bashkëjetesës së religjioneve në Kosovë. Në Kosovë nuk ka vetëm tolerance, ka shëmbëlltyrë të bashkëjetesës, bashkëveprimit dhe bashkëpunimit të religjioneve ne mes e vete”, thotë ndër të tjera Abazi. /Gazeta Blic/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale