LAJMI I FUNDIT:

Dialogu me fqinjët, vlerë demokratike dhe evropiane

Dialogu me fqinjët, vlerë demokratike dhe evropiane

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur të martën Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith. Ky i fundit shfrytëzoi rastin për të uruar Tahirin për detyrën e re, dhe përshëndeti gatishmërinë për dialogun teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke theksuar se ky dialog do të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe fuqizimin e agjendës evropiane për Kosovën.

Zëvendëskryeministrja Tahiri, e cila së fundmi është emëruar edhe si udhëheqëse e delegacionit të Prishtinës në bisedimet me Beogradi, në veçanti u ndal tek dialogu teknik, me ç’rast theksoi se Kosova e vlerëson dialogun si një vlerë demokratike dhe evropiane.

“Republika e Kosovës do të këtë një frymë konstruktive dhe kreative dhe dialogu do të jetë ekskluzivisht i karakterit teknik, për zgjidhjen e çështjeve praktike që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe përshpejtojnë integrimet e Kosovës në BE, NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare”, ka deklaruar Tahiri, njofton Koha.

Zëvendëskryeministrja në këtë takim foli edhe për vizionin e politikës së jashtme të Kosovës dhe përcaktimet për integrime evropiane e euroatlantike, dhe në këtë kuadër theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes vendeve të rajonit. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori