LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtimi i energjisë, paralajmërohet rritje e çmimit të qumështit

Shtrenjtimi i energjisë, paralajmërohet rritje e çmimit të qumështit

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërhyjë për të ndaluar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se kjo rritje do të dëmtojë rëndë sektorin e prodhimit të qumështit.

Në një reagim të dërguar për mediat, përfaqësues të Shoqatës kanë shprehur shqetësimin për ndikimin negativ që do të ketë shtrenjtimi i energjisë në koston e prodhimit të qumështit.

Ata kanë theksuar se, përveç rritjes së kostove për ambalazhimin e produkteve dhe pagave të punëtorëve, industria e qumështit tashmë po përballet me shpenzime të larta operative.


“Me gjithë sakrificat e bëra deri tani për të ruajtur një paqe sociale për konsumatorët në Kosovë, nëse çmimi i energjisë rritet, do të detyrohemi të veprojmë. Shpresojmë në mirëkuptimin e klientëve tanë,” thuhet në reagimin e Shoqatës.

Kreu i ZRRE-së: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro
Lexo po ashtu Kreu i ZRRE-së: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro

Përfaqësuesit e Shoqatës theksojnë se, pavarësisht përpjekjeve për të ruajtur stabilitetin e çmimeve, një rritje e mëtejshme e tarifave të energjisë do t’i detyrojë ata të rrisin çmimet e produkteve të qumështit.

Sektori i qumështit, që është ndër më të goditurit nga shtrenjtimi i kostove të prodhimit, kërkon nga institucionet që të parandalojnë ndikimin e mëtejshëm të rritjes së tarifave të energjisë në zinxhirin e furnizimit me produkte ushqimore bazike.

“Industria e qumështit në Kosovë ka qenë ndër sektorët më të goditur nga rritja e kostove të prodhimit dhe kërkon nga institucionet që të parandalojnë ndikimin e mëtejshëm të shtrenjtimit të energjisë në zinxhirin e furnizimit me produkte bazike ushqimore”, thuhet në reagim.

Ky apel vjen pas njoftimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për një rritje të mundshme prej 15% të çmimit të energjisë elektrike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Ekonomi
Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Ekonomi
Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Ekonomi
Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve

Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve

Ekonomi
Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Ekonomi
Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Ekonomi
Kalo në kategori