LAJMI I FUNDIT:

Duken normale, por këto janë gjërat më të tmerrshme që bëjnë njerëzit zemërthyer

Duken normale, por këto janë gjërat më të tmerrshme që bëjnë njerëzit zemërthyer

Thyerja e zemrës pas një ndarjeje e bën një njeri të dashuruar të mjerë

Ajo që është më e keqja: këta njerëz zhyten kokë e këmbë në mjerimin e tyre me veprime specifike që nuk i ndihmojnë aspak drejt rrugës së shërimit

Ja disa prej këtyre veprimeve:


1. Fajësimi i ish-it për çdo problem

Të gjithë e njohim atë personin që vetëm pas ndarjes e kupton se sa i/e shëmtuar ishte ish-i, se sa nuk e meritonte një person si ai/ajo në jetën e tij/saj e të tjera me radhë. Por, realiteti është se ka dy njerëz në çdo marrëdhënie dhe të dy mbajnë përgjegjësi për atë që ndodhi.

2. Fokusimi vetëm në kujtimet e mira

Po ato ditët kur u zutë aq keq sa nuk folët për dy javë duke harruar a ishit më partnerë apo jo? Po kur ai të bënte ato ngacmimet ofenduese kur ishit të gjithë bashkë në grup shoqëror? Po kur ajo bëhej aq xheloze sa këmbëngulte të gjurmonte vendndodhjen tënde 24/7? Nostalgjia është gënjeshtarja më e madhe në jetë.

3. Qëndrimi akoma miq në rrjetet sociale

Larg syrit, larg zemrës. Duke qëndruar miq në Instagram edhe pas ndarjes, çfarë po provoni? Se jeni shumë sportivë dhe s’keni problem të shikoni story-t e ish-it që po jeton jetën e vet më të mirë pikërisht pas ndarjes suaj? Apo mendoni se po tregoheni të zgjuar dhe po e lini të hapur mundësinë e ribashkimit? Bëjini vetes një nder: pas ndarjes direkt block!

4. Ngecja te keqardhja për veten

Nuk është zgjidhje të rrini dhe të mbimendoni mënyrat se si gjërat mund të kishin shkuar ndryshe. Gjasat janë që nëse po e bëni këtë veprim, besoni dhe te gjërat e shkruara apo jo? E po, lërjani universit atëherë të vendosë për ju dhe vazhdoni të jetoni jetën tuaj.

5. Izolimi ose shoqërimi me njerëz dramatikë

“Mjerimi kërkon shoqëri” thotë shprehja dhe nuk është rastësi që njerëzit e sapondarë ose izolohen gjithmonë në shtëpi ose fillojnë të shoqërohen me njerëz që ndajnë mendësi të njëjta depresive në atë periudhë të jetës së tyre.

6. Të qëndruarit beqarë “se nuk i dihet”

Të dëshpëruar për t’u rikthyer sërish me ish-in, njerëzit e sapondarë i eliminojnë mundësitë për një lidhje të re në mënyrë kategorike. Nuk do ta pranojnë kurrë po t’ua vësh në dukje një gabim të tillë ama.

7. Varja e dëshpëruar për mbështetje te miqtë dhe familja

Duke qenë se çdo njeriu të ndarë i shijon shumë dhimbja e vet në fillim, ata nuk e kuptojnë se bëhen makthi më i keq i familjarëve dhe miqve kryesisht duke përsëritur mijëra herë historinë se si u ndanë nga ish-i dhe se sa të mërzitur dhe të vetmuar ndihen. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Tableta për larjen e enëve në tualet? Ekspertët shpjegojnë se për çfarë mund ta përdorni

Tableta për larjen e enëve në tualet? Ekspertët shpjegojnë se për çfarë mund ta përdorni

Bëje vet
Edhe orkidetë kanë nevojë për pastrim pranveror: Ja çfarë duhet të bëni për t'i bërë ato të lulëzojnë sërish

Edhe orkidetë kanë nevojë për pastrim pranveror: Ja çfarë duhet të bëni për t'i bërë ato të lulëzojnë sërish

Lule
Stina e dashurisë? Cilat janë shenjat e para që tregojnë se një mace është në afsh?

Stina e dashurisë? Cilat janë shenjat e para që tregojnë se një mace është në afsh?

Kërshëri
Çfarë është Shën Valentini dhe si ka filluar kjo festë?

Çfarë është Shën Valentini dhe si ka filluar kjo festë?

Stil
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Studimi befasues! Femrat preferojnë të bëjnë seks më shumë me…!

Studimi befasues! Femrat preferojnë të bëjnë seks më shumë me…!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori