Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji UBT po vazhdojnë partneritetin e suksesshëm për vitin e dytë radhazi, duke rikonfirmuar keshtu angazhimin e dyanshem për të ofruar mundësi të vlefshme profesionale për studentët.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Kolegjit UBT, z. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Shitjes i Coca-Cola HBC Kosova, z. Petar Boshkoski.
Ky bashkëpunim do t’u mundësojë sërish studentëve të UBT-së të fitojnë përvojë praktike në departamente të ndryshme të Coca-Cola HBC Kosova, duke përfshirë shitjen, logjistikën, financat, burimet njerëzore, marketingun dhe marrëdhëniet me publikun.
Duke reflektuar mbi suksesin e programit të vitit të kaluar, Petar Boshkoski, Drejtor i Shitjes në Coca-Cola HBC Kosova, theksoi ndikimin pozitiv të kësaj iniciative:
“Vitin e kaluar pamë nga afër sa e dobishme ishte kjo marrëveshje për studentët. Ata fituan përvojë të vlefshme, zhvilluan aftësi baze per tu kycur ne tregun e punes, perveq kesaj ata ndërtuan gjthashtu edhe nje rrjet të rëndësishme profesionale. Jemi të lumtur që po e vazhdojmë këtë bashkëpunim të mrekullueshëm, duke u dhënë edhe më shumë studentëve mundësinë të mësojnë dhe të zhvillohen në një ambient dinamik dhe profesional. Në Coca-Cola HBC Kosova, ne mbështesim talentet e reja dhe ndihmojmë në përgatitjen e tyre për karrierë të suksesshme.”
Programi i praktikës mbetet i personalizuar sipas interesave dhe objektivave të secilit student, duke ofruar deri në 20 orë punë praktike në javë, nën udhëzimin e mentorëve me përvojë. Studentet do të kompensohen për angazhimin, si dhe do te kene qasje në mundësitë potenciale të punësimit brenda grupit të talenteve të Coca-Cola HBC Kosova.
Rektori Hajrizi vlerësoi rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi të vazhdueshëm:
“Partneriteti ynë me Coca-Cola HBC Kosova ka rezultuar një mundësi e jashtëzakonshme për studentët tanë. Përvoja që ata fituan vitin e kaluar ka qenë jetike në zhvillimin e tyre profesional, dhe jemi të lumtur që po e zgjasim këtë bashkëpunim edhe për një vit tjetër. Së bashku, po formësojmë të ardhmen e profesionistëve të rinj në Kosovë.”
Ky bashkëpunim i ripërtërirë dëshmon përkushtimin e të dy institucioneve për të investuar në brezin e ardhshëm të profesionistëve, duke i pajisur ata me aftësitë dhe përvojën e nevojshme për të pasur sukses në tregun e punës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bajrami reagon sërish për ngritjen e energjisë elektrike: Standardi i jetesës në vitin 2025 do të jetë më i ulët se ai i vitit 2020

Qeveria emëron bordin e KEK-ut dhe Postës

Kreu i ZRRE-së: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro

Dita e Pranverës festohet në Melodia PX me koleksionin e ri të veshmbathjeve

Freskoni karrierën tuaj këtë pranverë me Telegrafi Jobs!

El Taxi zgjeron ekipin - 15 pozita të reja pune për shoferë/e

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Gjenerali gjerman përjashtohet nga NATO

Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Vajza e Donald Trump Jr. është një sensacion i vërtetë: Modeste, e bukur, merret me një sport të pazakontë

Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia