LAJMI I FUNDIT:

Amerikani pëson djegie të rënda nga çaji i nxehtë i Starbucks, fiton 45 miliardë euro dëmshpërblim

Amerikani pëson djegie të rënda nga çaji i nxehtë i Starbucks, fiton 45 miliardë euro dëmshpërblim

Një shofer transporti që kishte nevojë për transplantim të lëkurës pasi u dogj kur një çaj i nxehtë nga Starbucks u derdh në prehrin e tij, është shpërblyer me 50 milionë dollarë (mbi 45 miliardë euro).

Michael Garcia pësoi djegie të shkallës së tretë në organet e tij gjenitale, ijë dhe kofshët e brendshme, pasi mori pijen në një udhëtim në Kaliforni, sipas ekipit të tij ligjor.

Padia e tij për neglizhencë fajësoi Starbucks për lëndimet, duke pretenduar se një punonjës nuk e futi çajin e nxehtë mjaftueshëm fort në një tabaka për marrjen e ushqimit.


Bëhet e ditur se një gjykatë e qarkut të Los Angeles e gjeti në favor Garcian, pasi ai filloi veprimet ligjore mbi incidentin më 8 shkurt 2020.

Ai po punonte si shofer dërgesash në Postmates në atë kohë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Avokati i tij Nick Rowley tha se “jeta e klientit të tij ka ndryshuar përgjithmonë”.

“Ky verdikt i gjykatës është një hap kritik në mbajtjen përgjegjëse të Starbucks për shpërfilljen flagrante të sigurisë së klientit dhe dështimin për të pranuar përgjegjësinë”, shtoi ai.

Ndërsa Starbucks tha se planifikon të paraqesë një apel.

Në një deklaratë, zinxhiri global i kafeneve tha: “Ne nuk pajtohemi me vendimin e jurisë se ne ishim fajtorë për këtë incident dhe besojmë se dëmet e dhëna janë të tepruara”.

Kompania shtoi se ishte “e përkushtuar ndaj standardeve më të larta të sigurisë” në trajtimin e pijeve të nxehta.

Ndryshe, restorantet në SHBA janë përballur me padi më parë për djegiet e klientëve.

Në një rast të famshëm të viteve 1990, një gjykatë e New Mexico i dha një gruaje gati 3 milion euro si dëmshpërblim për djegiet që ajo pësoi gjatë përpjekjes për të hequr kapakun nga një filxhan kafe në një McDonald’s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po shqyrton njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë?

Trump po shqyrton njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë?

Evropa
Reagimet nga bota pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Gaza

Reagimet nga bota pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Gaza

Botë
Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Serbia
Zëdhënësja e Trumpit tha se francezët nuk flasin gjermanisht për shkak të SHBA-së, reagon ligjvënësi socialist që kërkoi që Amerika ta kthejë Statujën e Lirisë

Zëdhënësja e Trumpit tha se francezët nuk flasin gjermanisht për shkak të SHBA-së, reagon ligjvënësi socialist që kërkoi që Amerika ta kthejë Statujën e Lirisë

Amerika
Sulmet izraelite në Gaza – numri i të vrarëve shkon në mbi 400, thotë Ministria e Shëndetësisë

Sulmet izraelite në Gaza – numri i të vrarëve shkon në mbi 400, thotë Ministria e Shëndetësisë

Botë
Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

Bosnja
Kalo në kategori