LAJMI I FUNDIT:

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” – Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” – Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Barcelona ka shkruar një nga kthimet më spektakolare të këtij sezoni, duke mposhtur Atletico Madridin me 4-2 si mysafir në “Wanda Metropolitano”. Ndeshja, e cila u zhvillua në kuadër të javës së 28-të të La Ligas, u mbush me emocione dhe dramë deri në fund.

Atletico Madridi filloi me forcë, duke shënuar golin e parë në fund të pjesës së parë përmes Julian Alvarez për 1-0.

Në minutën e 70-të, Alexander Sorloth shtoi golin e dytë për Atleticon, duke dhënë përshtypjen se fitorea ishte e sigurt për vendasit.


Image

Megjithatë, Barcelona tregoi karakter dhe u kthye në lojë. Vetëm dy minuta pas golit të Sorloth-it, Robert Lewandowski reduktoi diferencën në 2-1. Në minutën e 78-të, Ferran Torres barazoi në 2-2, duke ndezur shpresat e Barçës për një kthim të pamundur.

Image

Në kohën shtesë, Lamine Yamal shënoi golin e tretë për Barcelona, duke i dhënë ekipit të tij përparësinë për 3-2. Në fund, Ferran Torres vulosi fitoren me golin e tij të dytë personal, duke e mbyllur ndeshjen 4-2.

Kjo fitore e madhe i jep Barcelona një avantazh të rëndësishëm në garën për titullin e La Ligas, duke treguar përsëri pse është një nga ekipet më të forta në Evropë.

Nga ana tjetër, Atletico Madridi mbetet me një humbje të hidhur, pasi kishte kontrolluar ndeshjen për një pjesë të madhe të kohës.

Barcelona është lider me 60 pikë, aq sa Real madridi, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Atletico Madridi mbetet në vendin e tretë me 56 pikë. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Mikel Arteta jep lajmin e madh për Bukayo Sakan para duelit ndaj Real Madridit

Mikel Arteta jep lajmin e madh për Bukayo Sakan para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

La Liga
Messi shënon gol të bukur, Inter Miami vazhdon me fitore

Messi shënon gol të bukur, Inter Miami vazhdon me fitore

Ndërkombëtare
Kalo në kategori