Arti për shumë njerëz është mënzyra përmes së cilës ata munden të shprehin atë që e ndjejnë, e këtë mënyrë të të shprehurit e ka edhe piktori Visar Mulliqi.
Në njkë intervistë dhënë për Telegrafin, piktori Mulliqi, i cili njëkohësisht është i angazhuar edhe si profesor i pikturës në Universitetin e Prishtinës, u shpreh që piktura ka qenë pjesë e jetës së tij, që nga momenti që ai e mban vetën ne mend.
“Me pikturë kam filluar të merrem atëherë kur e mbaj veten në mend. Duke qenë i rrethuar me artistë, fati im nuk ka paur se si të jetë ndryshe. Influenca e mjeshtërisë së babait tim, Muslimit, si dhe ndikimi i njerëzve përreth tij dhe metodat e tyre të punës, që me vone ishin edhe profesorët e mi si Nusret Salihamidxhiqi, krijuan në mua reflekse të ndryshme të këndvështrimeve të mija për artin. E cila me pas u kurorëzua me kërkimin dhe krijimin e origjinalitetit tim si artist.”, u shpreh fillimisht Mulliqi.
Inspirimi për një piktor është një nga faktorët kryesor që ndikon në krijimin e një vepre artistike, ku një ndër gjërat që piktorin Mulliqi e kanë inspiruar më së shumti, ka qenë vendlindja.
“Inspirim për mua ka qenë gjithmonë vendi im. Vendlindja. Natyra e saj, njerëzit, gumëzhimat, mënyra e jetesës, dhimbjet, rrënjet e çdo gjë tjetër që më ka rrethu e më ka dhënë shkak të kuroj mbi pëlhurë ndjenjën time karshi emocioneve me të cilat përballemi të gjithë ne që nga fëmijëria.“, tha Mulliqi.
Për një artist, të rëndësishme janë edhe ekspozitat personale, ku një të tillë Mulliqi do ta hapë shumë shpejt në Paris, ku për Telegrafin ai tha që kjo ekspozitë do të jetë ekspozita e pare personale e vitit 2025.
“Kjo ekspozitë është një nisje e një cikli të ri punimesh e përfaqësimesh të mijat në pikturën të cilën e kam zhvilluar ndër vite. Me 22 Mars, pra të shtunën, do të hapet ekspozita ime e parë personale e vitit 2025 dhe e pesta me rradhe në Paris, duke mos përfshirë promovimin e monografisë të parë të punës sime në hapësirat e “Les Editeurs” (2024). Hapja do të fillojë ne orën 18:00 dhe ekspozita do të vazhdojë deri me datën 4 prill.”, potencoi Mulliqi, raporton Telegrafi.
Ndërsa përveç Parisit, Mulliqi shtoi se shumë shpejt pritet të finalizohen edhe detajet për një ekspozitë tjetër në Evropë.
“Shpresoj që pas Parisit, shumë shpejtë do të arrij të finalizoj detajet përfundimtare për një ekspozitë të radhës në Evropë. Në këtë kohë kur rrethohemi nga probleme të ndryshme shoqërore, uroj të arrijmë të shfaqim sa më shumë optimizëm në aspektin kulturor, si në çdo kohë tjetër, përmes ekspozitave artistike.”, përfundoi ndër të tjera piktori Mulliqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vazhdon aksioni i shkyçjeve të konsumatorëve me borxh të grumbulluar nga KRU “Gjakova”

“Kjo është rinia jonë” shfaqja e radhës që do të shfaqet në Teatrin “Hadi Shehu”

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, takohet me përfaqësues të Kryqit të Kuq – Dega në Gjakovë

Vdes shoferi i autoambulancës që transportoi të lënduarit e tragjedisë në Koçani

Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, PDK dorëzon tri ankesa në PZAP

Grabitje e armatosur në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur

Kush ishte këngëtari maqedonas që vdiq duke shpëtuar të tjerët nga zjarri në diskotekën e Koçanit?

Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

A do të marrë pjesë Hashim Thaçi në varrimin e babait të tij? - Specialja tregon procedurat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore