LAJMI I FUNDIT:

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, në një konferencë për shtyp sot në Banja Luka i dërgoi një mesazh kërcënues komandantit të EUFOR-it, Florin-Marian Barb, i cili është nga Rumania.

“Ne shohim se këta, ai një komandant nga Rumania, po përpiqet të forcojë karrierën e tij me manifestime dhe kërcënime të ndryshme. Ndoshta ka parë një mundësi për të shkruar diçka të suksesshme në biografinë e tij. Kot i ka tanket. Nuk mendoj se ka përgjigje për vezët në kokë dhe disa gjëra të tjera. Nuk do t’i rekomandoja as ta kontrollonte sepse vezët serbe janë shumë më të forta se tjerat”, tha ai.

“Ai është i lirë të varë kërcënimet e tij në bishtin e maces, pavarësisht se është komandant i EUFOR-it”, shtoi Dodik, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu theksoi se do t’i kërkojë Rusisë të vërë veto për zgjatjen e misionit të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë, kurse në fjalinë tjetër tha se nuk ka asgjë kundër misionit të EUFOR-it në BeH dhe shtimit të numrit të ushtarëve!?

“Këto ditë do të takohem në nivelin më të lartë me përfaqësuesit e Federatës Ruse dhe ndryshe nga të gjitha vitet e mëparshme kur kërkova që Altea të qëndrojë, tani do t’u kërkoj rusëve të vënë veton dhe të mos lejojnë një strukturë subversive që shpërdoron mandatin e OKB-së dhe na kërcënon ne serbët. Ne nuk e kemi aspak problem – të forcojmë praninë e tyre dhe të sillemi në përputhje me mandatin”, shtoi Dodik.

Edhe pse ai tha sot se EUFOR nuk ka mandat për të vepruar në rast nevoje për agjencitë e sigurisë vendase, kjo nuk është e vërtetë. Vetë zëvendësministri i Mbrojtjes i BeH, Aleksandar Goganoviq, i cili vjen nga radhët e Dodik, tha sot: “Roli i EUFOR-it, në përputhje me mandatin e caktuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, është vendimtar dhe se EUFOR është një partner kyç i Forcave të Armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës dhe institucioneve të tjera në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Dodik bëri të ditur se EUFOR-i mund të sjellë 10,000 ushtarë, se ai nuk ka asnjë problem me këtë dhe më pas i tha gjeneralit rumun “të mos ngatërrohet”.

“Nëse nuk ju mjaftojnë 1000, sillni 10.000 njerëz. Ne nuk kemi problem. Por qëndroni në mandatin tuaj. Asnjë serb nuk do të qëllojë mbi ju dhe nuk do të bëjë asgjë, por serbët nuk janë të gatshëm të tolerojnë një pushtues. Dhe ky gjeneral rumun që po tallet është provë klasike e pushtimit. Ndoshta do ta shpallim forcë pushtuese”, tha për fund Dodik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Kalo në kategori