LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet për 17 mars seanca ndaj të akuzuarve për spiunazh për BIA-n serbe

Shtyhet për 17 mars seanca ndaj të akuzuarve për spiunazh për BIA-n serbe

E plotësuar:  Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur ta shtyjë seancën fillestare për të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi.

Ky vendim u mor nga gjykatësi Rrahman Beqiri pasi avokatët e të akuzuarve kërkuan.

Seanca e radhës e shqyrtimit do të mbahet më 17 mars në orën 09:00, raporton Telegrafi.


Avokati i Shabanit, Besnik Berisha, tha se klientit të tij i duhet më shumë kohë për t’u njohur me aktakuzën, në mënyrë të ai të vihet në dijeni në detaje mbi fajësinë apo pafajësinë e tij.

Më 5 qershor të 2024-s, Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe Policia i kishin arrestuar të pandehurit në Ferizaj.

——

Nis seanca e shqyrtimit ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për spiunazh për BIA-n serbe

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dyshuar për spiunazh për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Të pandehurit janë sjellur brenda seancës me pranga dhe nën masa të rrepta të sigurisë.

Siç raporton gazetarja e Telegrafit nga vendi i ngjarjes, në seancë janë të pranishëm edhe familjarët e të të pandehurve.

Në fillim të seancës Besnik Berisha, avokati i Bedri Shabanit kërkoi që seanca të mbahet e mbyllur, pa praninë e mediave.

Ndërkaq gjykatësi Rrahman Beqiri bëri të ditur se nuk bënë të publikohen të dhënat personale.

“Të dhënët personale nuk janë publike dhe zbulimi i çfarëdo të dhëne personale nuk është i autorizuar. Dhe asnjë të mos publikojë të dhëna personale sipas Kodit”, ka thënë gjykatësi.

Pas kësaj avokati Besnik Berisha ka thënë se deklarimi i klientit të tij lidhur me akuzat është i pamundur.

“Deklarimi i klientit tim është i pamundur, pasi pak minuta para se të hyj në sallë atij i është dorëzuar një kopje e aktakuzës. Përveç që është voluminoze kërkon analizë dhe duhet të njoftohet hollësisht në akuzat që e rëndojnë….meqë nuk ka kishte për te vijuar më tutje pasi është e pamundur që kjo akuzë të lexohet. Shabani ma konfirmoi që ka nevojë që ta merr aktakuzën m vete, ta lexoj dhe më pas t’i jepet mundësia që të deklarohet në lidhje me fajësinë apo pafajësinë. Në emër te klientit kërkoj që të drejtat e tij të respektohen”, tha Berisha.

Prokuroria Speciale e Kosovës në shkurt të 2025-së ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për veprën penale – spiunazh.

Bedri Shabani e Muharrem Qerimi dyshohet se i kanë dhënë informacione Shërbimit Sekret Serb (BIA), mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës e Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ata akuzohen se këto informacione i transmetuan edhe përmes telefonave dhe e-mail-eve.

Të dyshuarit ngarkohen me veprën penale – spiunazhi, ndërsa Muharrem Qerimi edhe me veprën penale – armëmbajtje pa leje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Lajme
Kalo në kategori