LAJMI I FUNDIT:

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një ‘bishë’ – transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një ‘bishë’ – transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Viti 2025 ka qenë sfidues për Armando Brojën, i cili ka pësuar dy lëndime brenda një periudhe të shkurtër. Megjithatë, ai është rikuperuar dhe është në dispozicion për Shqipërinë në sfidën e rëndësishme kundër Anglisë në fund të marsit.

Sulmuesi i Evertonit është rikthyer sot në stërvitje me skuadrën, e cila aktualisht po përgatitet në Abu Dhabi, pasi ndeshja e radhës në Ligën Premier është planifikuar më 8 mars. Kjo i jep Brojës nëntë ditë kohë për të fituar formën optimale, dhe ai pritet të jetë në stol për atë përballje.


Për më tepër, rikthimi i tij në Kombëtare për ndeshjet e marsit është tashmë i sigurt. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është ndryshimi i dukshëm fizik i Brojës. Pas dëmtimeve të vazhdueshme që kanë penguar karrierën e tij, ai ka punuar intensivisht për të rritur masën muskulare, si në këmbë ashtu edhe në krahë. Ky përkushtim synon të zvogëlojë rrezikun e dëmtimeve në të ardhmen.

Sipas burimeve të afërta, Broja ka ndjekur këshilla specifike për të forcuar fizikun dhe për të shmangur problemet shëndetësore. Vetëm një muaj pas dëmtimit të fundit, ndryshimi në fizikun e tij është i dukshëm dhe premton një rikthim më të fuqishëm.

Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha
Lexo po ashtu Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Kjo qasje është ndjekur edhe nga lojtarë elitarë, si Alphonso Davies, i cili pati një transformim fizik mbresëlënës pas kalimit te Bayern Munchen. Kjo strategji mund të jetë thelbësore për Brojën dhe lojtarët e tjerë që përballen me kundërshtarë fizikisht më superiorë, siç është rasti me Anglinë.

Rikthimi i Armando Brojës është një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë, duke qenë se ai konsiderohet si arma kryesore sulmuese për përballjet e rëndësishme të muajit mars. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori