LAJMI I FUNDIT:

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Jamie Carragher ka emëruar tri pozitat ku ai mendon se Liverpooli duhet të përforcohet edhe nëse fitojnë Ligën Premier këtë sezon. 

47-vjeçari e bëri këtë koment duke folur për Sky Sports pas fitores së Liverpoolit me rezultat 2-0 ndaj Manchester Cityt të dielën. 

Kjo fitore bëri që ekipi i Arne Slot të shkojë 11 pikë larg Arsenalit, me këta të fundit që pësuan humbje me rezultat 1-0 ndaj West Hamit të shtunën. 


Si zakonisht, Mohamed Salah ishte lojtari që bëri dallimin në këtë takim pasi shënoi një gol dhe asistoi tek Dominik Szoboszlai. 

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt
Lexo po ashtu Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Virgil Van Dijk dhe Ibrahima Konate patën një paraqitje stabile në mbrojtje, në të njëjtën kohë Szoboszlai rrallë herë ndaloi së vrapuari dhe u pa i lodhur pas përfundimit të ndeshjes. 

Pavarësisht faktit që po duken si kampion në ardhje, Carragher ende mendon se ka hapësirë për përmirësim tek Liverpooli. 

“Slot do ta njoh këtë skuadër edhe më mirë para sezonit të ardhshëm. Ai zakonisht përdor 14 ose 15 lojtarë dhe ka ndoshta katër ose pesë që ai nuk i vlerëson”. 

“Nuk jam kritik, por ai duhet të dijë se çfarë ka nevojë kjo skuadër. Edhe nëse kjo skuadër do ta fitojë kampionatin, mendoj se janë tri pozita që mund të përmirësohen paksa”. 

“Nuk ka të bëjë me transferimin e katër ose pesë lojtarëve. Mendoj se një mbrojtës i majtë duhet të vijë, një qendërsulmues dhe një mesfushor ofanziv”. 

“Unë po flas që të transferohen. Ju do të prisnit që Liverpooli ka para për të shpenzuar dhe kjo është emocionuese”, ka thënë Carragher./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori