Kosova, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, është mbështetur fuqishëm te partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-të për të konsoliduar pozicionin e saj si shtet sovran.
Por, eksperti i sigurisë, si Drizan Shala, ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e vendit dhe ndikimet gjeopolitike që po shfaqen në rajon, pas alarmit që së fundi u ngrit nga historiani zviceran Oliver Jens Schmitt.
“Schmitt së fundmi ngriti një alarm të rëndësishëm për sigurinë e Kosovës, duke paralajmëruar për një rrezik të mundshëm ushtarak. Sipas tij, prioritetet e shtetit duhet të ridimensionohen nga çështjet kulturore drejt përgatitjes serioze për mbrojtje ushtarake, civile dhe infrastrukturore”, ka shkruar Shala.
Sipas Shalës Kosova është përballur me një realitet të ri gjeopolitik, ku duhet të vendosë sigurinë dhe mbrojtjen si prioritete kryesore.
“Niveli i investimeve në siguri dhe mbrojtje duhet të rritet për të përballuar kërcënimet në rritje”, thekson ai.
Shala thekson se në vitet e fundit, Kosova ka hasur në një stagnim të dukshëm në arenën ndërkombëtare, ku si pasojë e politikave të gabuara dhe konfrontimeve me aleatët, nuk ka arritur të përfitojë njohje të reja ndërkombëtare dhe ka mbetur jashtë organizatave të rëndësishme si Këshilli i Evropës apo Interpol.
Drizan Shala paralajmëron se ky izolim është një rrezik i madh për sigurinë kombëtare të Kosovës.
” Në një kohë kur Rusia dhe Kina po rrisin ndikimin e tyre në Ballkan, ky vakum diplomatik është një rrezik i madh për sigurinë kombëtare”, ka shkruar Shala.
Drizan Shala thekson se Kosova duhet të rikthehet në një kurs të qartë të politikës së jashtme, duke ripërtërirë marrëdhëniet e ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropianë.
“Kosova duhet të rikthehet në një politikë të jashtme pragmatike dhe të balancuar. Partneriteti strategjik me SHBA-të duhet të rivitalizohet pa vonesë. Historia e Kosovës ka treguar qartë se përkrahja amerikane ishte jetike për ndërhyrjen humanitare të NATO-s, pavarësinë dhe ndërtimin institucional”, ka shkruar ai.
Përballë rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe kërcënimeve të mundshme nga veriu, Drizan Shala thekson se Kosova duhet të rrisë investimet në mbrojtjen kombëtare. “Rritja e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n janë të domosdoshme për të garantuar sigurinë e vendit,” thotë ai.
Për Shalën, është e nevojshme që të ekzistojnë plane emergjente të detajuara për mbrojtjen civile dhe përforcimin e infrastrukturës kritike, si dhe një bashkëpunim të ngushtë me shtetet fqinje të Ballkanit për të ndërtuar një arkitekturë sigurie të përbashkët.
Eksperti i sigurisë thekson se Kosova është përball një udhëkryqi të rëndësishëm, dhe siç thekson Shala, “siguria kombëtare, mbështetja ndërkombëtare dhe zhvillimi ekonomik duhet të jenë themelet e politikave të ardhshme.”
Shala i bën thirrje qeverisë kosovare që të kuptojë rëndësinë e përkrahjes ndërkombëtare, duke theksuar se mbështetja e SHBA-ve është jetike për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për vendin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës