LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë

Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “cënim i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Siç njofton Policia, më 08.02.2025, në stacionin policor në Mitrovicë  një person ka raportuar se para një jave e kishte ftuar në takim në një lokal personi i dyshuar dhe i kishte thënë që ta votonte në zgjedhje subjektin politik Listën Serbe.

Në të kundërtën, Polica thotë se ai i kishte thënë se do t’a largonte nga puna vajzën e viktimës, e cila ishte duke punuar në kompaninë publike të pastrimit në Komunë të Mitrovicës së Veriut.


E njëjta, thuhet se ishte dhe kandidate për deputete e një subjekti të këtij komuniteti për zgjedhjet parlamentare.

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​
Lexo po ashtu Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Po ashtu, Policia thotë se viktima ka deklaruar se i dyshuari i kishte bërë presion që të gjithë bashkëkombësit e ankuesit e nacionalitetit ashkali nga Mitrovica Jug, të votonin subjektin politik Lista Serbe në të kundërtën ai do t’ua ndalonte asistencën sociale dhe do ta largonte nga lista për deputete vajzën e tij përmes lidhjeve që kishte me subjektin politik në fjalë.

Ndërkaq, për këtë rast, Policia thekson se është kontaktuar edhe prokurori kujdestar dhe se me urdhër të tij është kryer kontroll në vendbanimin e tij me ç’rast , sipas Policisë, janë sekuestruar dëshmi të cilat lidhen me rastin.

“Është intervistuar personi i dyshuar G. J., 29 vjeçar, M/R/K dhe pas procedurës së intervistimit me urdhër të prokurorit, të. njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Cënimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së”, njofton Policia.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë

Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë

Lajme
Kalo në kategori