LAJMI I FUNDIT:
Gjilani -0° fair_night

Opozita e bojkoton seancën urgjente të Kuvendit Komunal në Gjilan, Hyseni paralajmëron sërish krizë për pagat

Opozita e bojkoton seancën urgjente të Kuvendit Komunal në Gjilan, Hyseni paralajmëron sërish krizë për pagat

Ka dështuar seanca e Kuvendit Komunal e thirrur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pasi opozitarët (LDK, PDK dhe AAK) nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me nëntë asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur seanca.

Përndryshe, seanca urgjente është ftuar nga kryetari i Gjilanit për dy pika, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.


Ndërkohë, Hyseni menjëherë pas dështimit të seancës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media ka theksuar sërish se që nga muaji mars, në rast nëse nuk votohet buxheti komunal, do të mbesin pa paga mbi 2 mijë punëtorë.

“Kjo situatë po më asocion me dëshirën e dhezjes së shtëpisë për ta ngrohur vetën. Pra, e shkatërron gjithçka brenda një komune, me qëllimin që të ndihen mirë opozitarët”, ka thënë ai.

Ai, gjithashtu theksoi se nesër prap do të bëjë thirrje për seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Komunës së Gjilanit për çështjen e buxhetit./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

Magazina
“Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia

“Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia

Magazina
Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
U tha se është homoseksual, flet Jozi: E njoh prej vitesh, e kam si vëllanë tim të vogël

U tha se është homoseksual, flet Jozi: E njoh prej vitesh, e kam si vëllanë tim të vogël

Magazina
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori