LAJMI I FUNDIT:

Antikorrupsioni hap lëndë për emrat e propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë së Medias

Antikorrupsioni hap lëndë për emrat e propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë së Medias

Antikorrupsioni hap lëndë për emrat e propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë së Mediave. Dyshimet në opinion se emrat janë partiak dhe jo profesional, do të jenë objekt hetimi nga Antikorrupsioni.

“Në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është hapur rast lidhur me akuzat e ngritura. Rasti është në rrjedhë e sipër”, thonë nga KSHPK.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime më 29 janar caktoi shtatë kandidatët që ishin në listën përfundimtare si propozim për anëtarë në Këshillin e Agjencisë së Medies. Por, menjëherë pas shpalljes së emrave të tyre, pati reagime të shumta se emrat e përzgjedhur ishin partiakë. Emrat më të përfolur ishin Nafije Selmani, e cila ishte këshilltare e Alternativës në komunën e Çairit, kandidate për kryetare të Shkupit nga Lëvizja Besa, kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare nën logon e koalicionit VLEN.


E diskutueshme është edhe përzgjedhja e Afrona Verzivolit, e cila u emërua dhe pas u shkarkua nga qeveria aktuale si kryerevizore e fondeve IPA për shkak të mospasjes së certifikatës së punës. Në seancën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime filtrin e komisionit e kaluan Viktor Pavlovski, Sasho Stefanovski, Petar Gjurovski, Afrona Vërzivoli, Nafije Selmani, Cvetanka Minovska, Gordana Majnova. Emrat e përzgjedhur duhet të votohen edhe në seancë plenare me shumicë prej dy të tretave dhe Badenter./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Politikë
Kalo në kategori